(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Të mos bëjmë keq” në epokën dixhitale – një studim me shumë vlera i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq

“Të mos bëjmë keq” në epokën dixhitale – “Doing No Harm” in the Digital Age

Teknologjitë e reja vazhdojnë të paraqesin rreziqe të mëdha por dhe mundësi për veprim humanitar. Raporti “Mos bëni keq” në Epokën Dixhitale synon të na jap një kuptim më të mirë asaj që këto teknologji janë, cilat rreziqe lidhen me përdorimin e tyre dhe se si mund t’i përpiqemi t’i shmangim ose t’i zbusim ato.

Studimi është realizuar me kërkesë të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq dhe Privacy International International Committee of the Red Cross to Privacy International. Për më shumë klikoni në ?bit.ly/2HqI3tD

Me qëllim që të sigurohemi që përdorimi i tyre të mos sjellë dëme, organizatat humanitare duhet të zhvillojnë dhe të zbatojnë standarde të përshtatshme me qëllim mbrojtjen e të dhënave, përfshirë këtu dhe vlerësime të masës së fuqisë së rrezikut. Megjithatë, çfarë thamë më sipër, kërkon një kuptim të mirë të asaj se çfarë janë këto teknologji, cilat janë rreziqet që lidhen me përdorimin e tyre dhe se si mund t’i shmangim apo t’i zbusim ato.

Studim përpiqet t’i japë përgjigje këtyre pyetjeve duke marrë në konsideratë mundësitë e realizimit. Qëllimi i tij është t’u mundësojë njerëzve që punojnë në fushën humanitare njohuritë e nevojshme për të kuptuar rreziqet që lidhen me përdorimin e një numri të caktuar të teknologjive të reja. Studimi diskuton gjithashtu, mbi parimin “Mos bëni keq” dhe si mund të zbatohet kjo në një mjedis dixhital. Studim është autorizuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) dhe Privacy International (PI).

Studimi bazohet në një rishikim të literaturës përkatëse dhe intervistave me përfaqësues të sektorit humanitar. Këtu përfshihen selia dhe personeli në terren nga organizatat joqeveritare dhe ato humanitare, dhe agjencitë e Kombeve të Bashkuara, së bashku me akademikët të identifikuar si anëtarë të komunitetit të teknologjisë dhe shoqërisë civile. Të gjithë të intervistuarit u përzgjodhën nga KNKK-ja, autorët, grupi këshillues dhe kontribuuesit e tjerë.

Ndajeni me miqte tuaj: