(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

TAP dhe Kryqi i Kuq Shqiptar ndihmojnë 1300 familje në nevojë

Devoll &TAP 18 10

Në situatën e vështirë të krijuar nga dimri i ashpër, TAP (Trans Adriatic Pipeline) do të ndihmojë 1300 familje në rreth 100 fshatra përgjatë rrugës që ndjek tubacioni i gazjellësit. Kjo iniciativë do të realizohet në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar, i cili është përgjegjës për pjesën logjistike dhe shpërndarjen për përfituesit nëpërmjet degëve të Kryqit të Kuq në rajonet e mësipërme, dhe me pushtetin vendor. Më 17 janar, ka filluar shpërndarja e pakove ushqimore dhe batanijeve në rajonin e Fierit, Beratit dhe Korçës.
Engjëllushe Barolli, një nga banoret në Bilisht tha: “Dimri është gjithnjë i vështirë sidomos për familjet e varfra në fshatrat e thella. Ne falënderojmë TAP që mendon për ne në këtë situatë të vështirë.”
Janë afërsisht 6000 banor që do të marrin ndihmë nga kjo iniciativë. Bashkitë e Fierit, Roskovecit, Lushnjës, Beratit, Urës Vajgurore, Çorovodës, Poliçanit, Korçës, Devollit, Maliqit, kanë mbështetur TAP në këtë shpërndarje duke hartuar listat e familjeve më në nevojë.
TAP (Trans Adriatic Pipeline) është një degëzim i Korridorit Jugor të Gazit, i cili do të transportoj gaz natyror për në Europë nga fushat e Shah Deniz II në Azerbaixhan. Krijimi i lidhjeve të ngushta me komunitetit përgjatë rrugës ku shtrihet ky gazësjellës është mjaft me rëndësi për TAP.

Më datë 17 janar u realizua nga vullnetarët e Degës së KK Korçë, shpërndarja e parë në zonën e Devollit. Konkretisht u ndihmuan fshatrat Trestenik 17 familje, Vishockë 17 familje, Kuc 6 familje, Poloskë 10 familje, Bilisht fshat 50 familje. Përfituan gjithsej 100 familje më në nevojë, të prekura nga moti i ftohtë i kësaj periudhe.

Ndajeni me miqte tuaj: