(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Tanimë, Kryqi i Kuq Shqiptar me një ekip kombëtar të shpëtimit në ujë.

Kryqi i Kuq Shqiptar, tashmë me një ekip kombëtar të shpëtimit në ujë.

 

Përfundoi me shumë sukses trajnimi i ekipit kombëtar për shpëtimin në ujë të Kryqit të Kuq Shqiptar. Trajnimi u zhvillua në zbatim të projektit “Shpëtimi në ujë” që po zhvillohet nga KKSH me mbështetjen teknike dhe financiare të Kryqit të Kuq Gjerman, Kryqi i Kuq Bavarez dhe Rotary Club.

Shpetimi ne uje Trajnimi i intruktoreve 3

Në këtë trajnim u përfshinë degët e KK Tiranë, Shkodër dhe Durrës. Në muajin prill u zhvillua faza e parë e trajnimit dhe kishte si tematikë “Shpëtimi në ujë në pishinë”, ndërkohë faza e dytë e trajnimit u zhvillua në 15-19 qershor, dhe kishte si tematikë “shpëtimi në ujë në det të hapur”, trajnim i cili u zhvillua në plazhin e Velipojës. Gjatë  ditëve të trajnimit, trajnerët e KK Bavarez demonstruan dhe u mësuan teknikat e shpëtimit në ujë, si dhe përdorimin e pajisjeve përkatëse të nevojshme në këto situata.

 

Në përfundim të trajnimit, 17 kandidatë dhe instruktorë të ndihmës së parë u pajisën me Çertifikatat përkatëse. Në ceremoninë përfundimtare, të zhvilluar në plazhin e Velipojës, ekipi demonstroi teknikat e shpëtimit në ujë në situata të ndryshme.

Shpetimi ne uje Trajnimi i intruktoreve 4

Për koincidencë, çfarë provon dhe nevojën e këtij shërbimi në plazhe përgjatë sezonit veror, falë prezencës se ekipit të shpëtimit në ujë, u bë e mundur që të shpëtoheshin 3 persona. Rasti me i veçantë ishte ai i një vogëlusheje 3 vjeçare nga Prishtina, e cila e ulur në një kamerdare për shkak të erës së fortë, ju largua familjarëve shumë larg, dhe falë ndërhyrjes së menjëhershme me pajisjet përkatëse të ekipit, u bë e mundur kthimi shëndoshë e mirë në breg pranë prindërve.

Shpetimi ne uje Trajnimi i intruktoreve 6

Një falënderim i parë nga prindërit për pjesëtarët e ekipit për ndërhyrjen shumë të shpejtë dhe në kohë, që sigurisht do të ndiqet nga të tjerë falënderime në rrugën që sapo ka nisur.

 

Ky shërbim në plazhet publike, kaq i nevojshëm, do të nisë të realizohet nga KKSH në plazhin e Velipojës me ngritjen e një qendre model të shpëtimit në ujë mundësuar nga KK Gjerman, Rotary Club dhe me mbështetjen e Bashkisë Shkodër, qendër e cila do të funksionojë gjatë fundjavave, pasi dhe fluksi i pushuesve në këto ditë është mjaft i madh.

Shpetimi ne uje Trajnimi i intruktoreve 7

Certifikimi i Instruktorëve të Parë të shpëtimit në ujë të KKSH, krijon mundësinë që nesër, ata të trajnojnë personelin e pishinave të mbyllura dhe të hapura, në këtë aspekt, me qëllim krijimin e një niveli më të lartë sigurie për jetën në këto hapësira publike.

 

Ndajeni me miqte tuaj: