(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Takim me të rinjtë aktivë të shoqatës – nesër liderit e të rinjve vullnetarë në degë

11038686_10204458519764996_2065410303873700035_n

Trajnimi i vullnetarëve aktivë, me qëllim përgatitjen e tyre si drejtues (lider) të të rinjve në degë, ishte objektivi i takimit të zhvilluar në Qendrën kombëtare të trajnimit të KKSH, në Tiranë më datë 3 korrik. Në takim morën pjesë të rinj nga vullnetarët më aktivë nga 11 degët më të mëdha qendër qarku të shoqatës dhe më konkretisht nga degët e KK Durrës, Berat, Shkodër, Lezhë, Tiranë, Elbasan, Gjirokastër, Korçë, Dibër, Fier dhe Vlorë.

10985369_10204458516964926_3328138574318095758_nTrajnimi, i zhvilluar nën drejtimin e Koordinatores së Programit të rinisë dhe edukimit humanitar, synonte zhvillimin e vetëdijes shoqërore tek të rinjtë, mirëkuptimin personal dhe intelektual, komunikimin, tolerancën dhe përgjegjësinë për vete dhe për bashkësinë si dhe rritjen e aftësive të të rinjtë vullnetarë për të qenë një lider rinie në funksion të përhapjes së vlerave humanitare të Kryqit të Kuq, në mënyrë të veçantë te të rinjtë.

11692787_10204458517964951_7842407395084522415_nPuna në grupe, role – play, ndarja e eksperiencave individuale dhe kolektive, ishin disa nga metodat e përdorura në takimin me të rinjtë me qëllim:

  • Rritjen e njohurive të të rinjve për Lëvizjen ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe në veçanti KKSH,
  • rritjen e aftësisë të çdo vullnetari pjesëmarrës për të qenë një lider në zbatimin në praktikë të veprimtarive të shoqatës;
  • tërheqjen dhe organizimin e grupeve të vullnetarëve, duke e konsideruar veten si pika kontakti dhe hallkë lidhëse me programin e rinisë në Seli.

Të rinjtë u njohën gjithashtu me përvojat e shoqatave të tjera si motra në këtë fushë dhe Strategjitë 2020 të Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në fushën e Rinisë.

11220884_10204480845043114_1858071836101097209_nShkëmbimi i eksperiencës dhe diskutimet për përvojat personale dhe në grup, dhe ato mbi çfarë është bërë deri tani dhe pritshmërinë e shoqatës nga kjo grup moshe, i dhanë mjaft gjallëri por dhe angazhim konkret nga grupi në përgjithësi, dhe nga çdo vullnetarë në veçanti për çfarë ata mund të bëjnë në degët e tyre përkatëse.

Shoqata beson shumë, se këta të rinj do të jenë nesër liderit e vërtetë të asaj mase të madhe anëtarësh dhe vullnetarësh aktivë që u japin jetë veprimtarive të shoqatës në përmbushje të qëllimit përfundimtarë të saj që të jetë në ndihmë të më nevojtarëve.

Kryqi i Kuq Shqiptar

Ndajeni me miqte tuaj: