(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Takim i zgjeruar pune për operacionin e ndihmës së Kryqit të Kuq në ndihmë të të prekurve nga tërmeti.

Ditën e shtunë, në ambjentet e Selisë së Kryqit të Kuq Shqiptar u zhvillua një takim i zgjeruar me përfaqësues të Selisë Qëndrore dhe të Degëve të Kryqit të Kuq të angazhuara në operacionin e ndihmës për të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Në takim ishin të pranishëm dhe të gjithë përfaqësuesit e Federatës ndërkombëtare të Federatës ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, që kanë ardhur në vendin tonë për të mbështetur Kryqin e Kuq Shqiptar në zbatimin e operacionit të ndihmës.
Në fokus të takimit ishte një analizë e punës së deritanishme në zbatim të Operacionit të Ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar në të gjitha zonat e prekura nga tërmeti, si dhe vazhdimi i këtij operacioni.
Sic dihet, me vlerësimin e situatës dhe evidentimin e popullsisë së dëmtuar, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq (Federata ndërkombëtare) është përgatitur një apel ndihme afatgjatë me qëllim që të ndihmohen 2000 familje për 2 muaj me një paketë mujore ndihme (20.5 kg ushqime,+20 kg miell; një kit higjienik një mujor familjar dhe 5 batanije), ndihmë kjo që në muajt në vazhdim do të përkthehet në një mbështetje financiare për shtatë muaj për 700 familje.

Apeli i ndihmës i Federatës ndërkombëtare për Shqipërinë është në shumën e 3 milion Franga Zvicerane.

Nga fillimi i operacionit të ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar në mëngjezin e 27 nëntorit e deri më 31 dhjetor, Kryqi i Kuq Shqiptar ka ndihmuar 18 400 persona, në më rreth 70 pika të ndryshme të hartës së dëmtimeve nga tërmeti. Në periudhën e parë të emergjencës ka shpërndarë: 2600 shishe ujë, 7330 racione ushqimi të ngrohtë, 3850 racione ushqimi të gatshëm, 148 paketa ushqimore, si dhe ka mbështetur me ndihmë të parë 44 persona dhe ndihmë të parë psikosociale 1430 persona.

Për familjet me shtëpi të dëmtuara dhe të pabanueshme janë shpërndarë 190 cadra, 860 kuti me veshmbathje dhe 13750 batanije.
Fotografia e Kryqi i Kuq Shqiptar

Ndajeni me miqte tuaj: