(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Studentët në Tiranë, Korçë Gjirokastër, Vlorë, Elbasan dhe në Shkodër, dhurojnë gjak!

Universiteti Elbasan 8

Një njësi gjaku e dhuruar mund të shpëtojë tri jetë. Një shoqëri e qytetëruar ka gjithnjë dhurues vullnetar.

 

Për çdo vit, në muajt nëntor-dhjetor, Kryqi i Kuq Shqiptar, përcjell në auditorët e Universiteteve në mbarë vendin, mesazhin mjaft domethënës “Nga Unë tek Ti, një dhuratë për jetën”. Ashtu si çdo vit, thirrjes së KKSH ju përgjigjën pozitivisht trupa e studenteve, mbështetur nga rektorët dhe dekanët në Tiranë, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Elbasan dhe Shkodër.

 

Mbi 500 studentë kanë dhuruar në Tiranë nga fakultet e Mjekësisë, Infermierisë, Farmacisë, i Gjuhëve të Huaja, i Inxhinierisë të Ndërtimit, i Arkitekturës, i Filologjikut,  i Fakultetit të  Veterinarisë në Kamzë dhe ai i Inxhinierisë Pyjore.

 

Një kontribut të mjaft të vlerësuar kanë dhënë gjithashtu studentet e Universitetit “Aleksandër Xhuvani” ne Elbasan, në të cilën dhuruan rreth 150 studentë  në Fakultetin e infermierisë në Universiteti “Luigj Gurakuqi” në Shkodër,  në Universiteti “Eqerem Çabej” mbi 50 vullnetarë, në Universitetin” Fan. S. Noli” Korçë mbi 100 studentë dhe në Universitetin “ Ismail Qemali “ Vlorë mbi 55 vullnetarë.  Në ditët në vazhdim dhe në muajin Dhjetor sipas planifikimit do të vazhdoj dhurimi në fakultete të tjera shtetërore dhe private.

 

Dhurimi vullnetar i gjakut është një gjest vullnetar, periodik, anonim, falas. Gjaku përdoret në raste aksidentesh të rënda, ndërhyrje kirurgjikale, anemi kronike, sëmundje onkologjike dhe ne shume raste të tjera. Sot, gjaku konsiderohet si një “medikament” bazë për spitalet që nuk mund të zëvendësohet. Një kirurg nuk mund te futet në sallën e operacion nëse nuk ka rezerva gjaku, një hematolog nuk mund të ndihmojë pacientët nëse nuk ka gjak të mjaftueshme. Për të përballuar këto nevoja, burim i vetëm mbetet mbetemi ne.

 

Ndërkohë që është e nevojshme dhe e këshillueshme që çdo qytetar të dhuroj gjak të paktën 1 herë në vit. Dhurimi si akt sjell përfitime të dyanshme, për dhuruesin dhe për pacientin. Përfitimet e dhuruesve janë të shumta: Rregullon nivelin e hekurit në gjakun tuaj; ndihmon në qarkullimin më të mirë të gjakut; kontribuon për një jetë më të gjatë; është një kontroll shëndetësor përpara dhe pas dhurimit; përfiton një ditë pushim; mbështetje me gjaku për familjarët nëse do të jetë e nevojshme.

 

Programi i gjakut i Kryqit të Kuq Shqiptar ka kontribuar ndjeshëm në rritjen e numrit total të dhurimeve në nivel kombëtar. Por, me gjithë rritjen e numrit të dhurimeve gjatë viteve të fundit, ende nuk është arritur mjaftueshmëria në gjak.

 

Kryqi i Kuq Shqiptar, fton të gjitha institucionet, kompanitë, organizatat të japin mbështetjen e tyre në dhurimin vullnetar falas të gjakut, duke inkurajuar drejtuesit, punonjësit dhe anëtarët e tyre për të dhuruar gjak rregullisht.

Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon ngrohtësisht dhe përcjell një mirënjohje të veçantë, për të gjithë dhuruesit e gjakut, për aktin e tyre dhe të gjithë drejtuesit e institucioneve për mbështetjen dhe mirëkuptimin!

 

Kryqi i Kuq Shqiptar

 

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: