(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Strategjia 2030 e Federatë Ndërkombëtare të KK dhe të GjK – “Të jemi gati për ndryshim”

Dita e tretë e punimeve të Asamblesë 21 të Përgjithshme të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe

 

Në ditën e tretë të diskutimeve në Asamblenë e Përgjithshme të Federatës Ndërkombëtare të KK dhe të GjK, një vend të gjerë zuri diskutimi për Strategjinë 2030 të Federatës ndërkombëtare, një dokument ky me rëndësi mjaft të madhe për punën e saj në të ardhmen në ndihmë të më nevojtarëve.

 

Asambleja e Përgjithshme ka miratuar gjithashtu një politikë të re për rininë për të udhëhequr Shoqatat Kombëtare në “një rrugëtim transformues që çon përpara angazhimin e rinisë”.

 

Gjithashtu, Asambleja ndërmori dhe rishikimin e Udhëzuesit e Bazës Legale dhe Ligjore të Shoqatave Kombëtare.

 

Një ceremoni e veçantë lamtumire u organizua me rastin e përfundimit të mandatit të dytë të ish Presidentit të Federatës Ndërkombëtare, z. Konoe, i cili u zëvendësua në këtë post nga Presidenti i Kryqit të Kuq Italian z. Francesco Rocca.

 

 

 

Strategjia 2030 e Federatë Ndërkombëtare të KK dhe të GjK  

– “Të jemi gati për ndryshim” –
Cila strategji do të duhet të drejtojë FNKK&GjK drejt sfidave të ardhshme, në një botë të pasigurt dhe në ndryshim të shpejtë,? Ky ishte thelbi i diskutimit, dje në Antalia, në workshopin e organizuar nga FNKK&GjK me qëllim vendosjen e piketave për zhvillimin e Strategjisë së saj 2030.

 

Ndërsa konsultimet zyrtare nuk fillojnë deri në vitin 2018, është e qartë se “ka një fije të përbashkët ndërmjet njohja e faktit se ritmi dhe fushat e ndryshimit që po shikojmë sot janë të paprecedentë”. Këto janë fjalët e Dr. Jemilah Mahmood, Zëvendës Sekretare e Përgjithshme për Partneritetin, e cila drejtoi workshopin. Shumë përfaqësues të Shoqatave Kombëtare pranuan dhe folën për sfidën e adoptimit të një strategjie afatgjatë, në një kohë të tillë aspak të qetë.

 

“Ne nuk e dimë se çfarë lloj bote do të jetë ajo me të cilën do të përballemi dhjetë vjet më vonë, e për këtë arsye shtrohet pyetja, në çfarë mënyre duhet të planifikojmë?” pyeti një nga pjesëmarrësit, duke shtuar se një nga arsyet e hartimit të një strategjie është që të kemi piketat në një plan frymëzues dhe jo një plan të detajuar veprimi.

 

Shumë të tjerë pranuan, duke thënë se strategjia ndërkohë duhet të artikulojë karakteristikat dhe cilësitë që na nevojiten për zhvillimi, ndërkohë që një tjetër pjesëmarrës argumentoi kërkesën për një dokument vizionar me vetëm një ëndërr të përbashkët për të gjithë, ëndërr që Shoqatat Kombëtare duhet ta ndjekin nga pas.”

 

Të tjerë theksuan se është nevoja për të qenë më përgjegjës për zbatimin e strategjisë, dhe theksuan rëndësinë e demostrimit të impaktit tonë kolektiv përballë qëllimeve globale të zhvillimit.

 

Ndajeni me miqte tuaj: