(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Stina e verës, problem në dhurimin e gjakut. Le të dhurojmë tani !

Gjaku dhurim

 

Dhurimi i gjakut, i domosdoshëm për kë e merr, i shëndetshëm për atë që e jep! Në periudhën e verës, kur shkollat e universitetet janë mbyllur dhe shumë aktivitete publike e private janë të reduktuara, mundësitë e organizimeve dhe sensibilizimeve konkrete për dhurimin e gjakut janë shumë të kufizuara. Si rezultat, numri i dhuruesve reduktohet ndjeshëm dhe rezervat e gjakut zvogëlohen.

Gjatë këtij sezoni, vetëm si kontribut i Kryqit të Kuq Shqiptar, u dhuruan 900 njësi gjak, por nevojat janë shumë më të mëdha. Tashmë në Shtator, banka e dhurimit të gjakut është e zbrazur, me të vetmet rezerva kritike ato për rastet e aksidenteve. Në vendin tonë, numërohen rreth 400-500 talasemikë të cilët kanë nevojë për transfuzionin e gjakut 3 herë në javë, ndërsa nga ju kërkohet të paktën një dhurim 1 herë në vit.

Mjaftojnë vetëm disa minuta nga koha juaj, për të shpëtuar jetë! Ne mundemi vërtet të bëjmë diçka. Të dhurojmë gjak, të shpëtojmë jetë!

KKSH i fton të gjithë institucionet, kompanitë, organizatat kudo që janë të japin mbështetjen e tyre duke inkurajuar drejtuesit, punonjësit dhe anëtarët e tyre të dhurojnë gjak rregullisht. Mendoni si për veten tuaj!

Kryqi Kuq Shqiptar

Ndajeni me miqte tuaj: