(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Siri – Mjekja që nuk dëshironte të linte zonën e luftimit

Maissan Hamoui doktoreshe

15 Gusht 2015

 

Maissam Hamoui jeton së bashku me familjen në Alepo. Lufta është bërë pjesë e jetës së saj familjare që prej katër vjetësh.

“Mund të gjeja një punë shumë më të mirë në Francë, ku jetojnë dy nga vëllezërit e mijë, por më duhet të qëndrojë. Këtu mund të sjellë ndryshim.” thotë ajo.

Si një vullnetare e Gjysmëhënës së Kuqe dhe një anesteziste, Hamiu jeton përvojën e tragjedisë së konfliktit të përditshëm.

“Eksperienca më e vështirë që kam pasur, ishte ajo kur një vajzë, një foshnje ishte plagosur nga një sulm me bombë. ishte vetëm një muaj në këtë jetë. duke e përgatitur për ndërhyrje kirurgjikale, e dija se ajo mund të kishte vetëm disa minuta jetë. – E ndjeja që ajo luftonte. Mendimi për të më jepte forcë – Nëse ajo mund të luftonte, po unë?!”

Kur Hamoui heq bluzën e mjekut, ajo vesh uniformën e Gjysmëhënës së Kuqe dhe jep kontributin e saj si vullnetare, si drejtuese e ekipit që merret me ujin dhe shëndetin. Uji mungon dhe ajo është shumë e zënë me punë, e nga kjo janë ndihmuar më shumë se 317,000 persona.

Hamoui e di se kjo sjellje e saj, e mirë, përballë armiqësisë së përditshme, mund të habisë shumë nga ata që janë jashtë Sirisë, por ajo thotë se ndjehet e falënderuar që po bën një punë të mirë, në një qytet që ka nevojë për të.

“Përpara luftës, mendoja se do të shkoja si delegate e Gjysmëhënës së Kuqe në Afrikë, por tani është pikërisht Siria që ka nevojë për ndihmën time. Dhe unë do të qëndrojë në Alepo.”

Story by Lene Vendelbo, Danish Red Cross

 

Ndajeni me miqte tuaj: