(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Siri: Frikë për popullsinë civilë, përsa kohë që sistemet e furnizimit me ujë janë jashtë funksionit

 
 
Komunikatë shtypi e Komiteti Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq 08 Nëntor 2019
Shpërndarja e ujit në Allouk, Hasakeh, Siri. KNKK
Gjenevë (KNKK) – Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) është thellësisht i shqetësuar për popullsinë civile në veri-lindje të Sirisë, duke qenë se stacioni kryesorë i pompimit të ujit për rajonin vazhdon të qëndroj i mbyllur.
Stacioni i pompave të ujit në Allouk, që zakonisht shërben për më shumë se 400 000 persona në Hasakeh dhe në rrethinat e tij, nuk funksionon që nga 30 tetori i këtij viti. KNKK dhe Gjysmëhëna e Kuqe Arabe Siriane (GjKAS) kanë ndërmarrë masa urgjente për të gjetur burime alternative të ujit për njerëzit në rajon.
 
“Është më shumë se e nevojshme që ne të gjejmë një zgjidhje për këtë krizë të re të ujit. Një stacion uji që shërben 400,000 njerëz është një pjesë e rëndësishme e infrastrukturës që me patjetër duhet të vihet në veprim. Ky është një tjetër shembull sesi civilë që nuk marrin pjesë në konflikt, të vuajnë prej tij” tha Fabrizio Carboni, Drejtori rajonal i KNKK për Lindjen e Afërt dhe të Mesme. “Ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që të sigurojnë një qasje të sigurt për të kryer çdo riparim të nevojshëm të tij.”
 
E Drejta Ndërkombëtare Humanitare synon të sigurojë plotësimin e nevojave themelore të civilëve, madje edhe në kohë konflikti. Në veri-lindje të Sirisë, infrastruktura (p.sh. stacionet e ujit dhe digat) për sistemet e furnizimit me ujë ndodhen të vendosura afër vijave të para të luftimit, dhe është e rëndësishme që ato të mbrohen.
 
KNKK dhe GjKAS po ndjekin me vëmendje situatën e ujit, duke përshtatur masat e tyre të emergjencës, për të ndihmuar sa të munden në lehtësimin sadopak të ndikimit të kësaj situate të krijuar. Në javën e parë të muajit nëntor, KNKK shpërndau 460,000 litra ujë të pijshëm, ndërkohë që ka mbështetur rregullisht kampet e Al Hol dhe Areesha Camp, qendrat për personat e zhvendosur brenda vendit në qytetin Hasekah, si dhe vendet e vuajtjes së dënimit.
 
KNKK u bën thirrje të gjitha palëve në konflikt të respektojnë jetën e civilëve, duke marrë çdo masë të mundshme për të mbrojtur dhe respektuar civilët dhe infrastrukturën civile, si dhe të lejojnë kalimin e sigurt për ata që duan të shpëtojnë nga luftimet në kërkim të sigurisë.
Ndajeni me miqte tuaj: