(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Shumë insitutcione i janë përgjigjur thirrjes së KKSH për të dhuruar gjak në këtë fillim viti

Gjaku

Muaji janar duket një fillim i mbarë për Programin e promocionit të dhurimit vullnetar të gjakut.  Shumë institucione, shtetërore dhe private, universitete dhe individë i janë përgjigjur thirrjes së KKSH për të dhuruar gjak.

Një kontribut të çmuar me vlera të njerëzore dha stafi i Klinikës “Kejt”, iniciativë që u shtri dhe miqtë vullnetarë të KK, shokët, të afërm të familjeve të stafit, etj.  Një shembull i shkëlqyer i solidaritetit njerëzor për nevojat e pacientëve në nevojë, në mënyrë të veçantë ata me Talasemi. Në datën 11 janar u ofruan 65 vullnetarë për të dhuruar gjak, prej të cilëve u siguruan 40 njësi.  Ku bashkëpunim premton të kthehet në një traditë ndërmjet Klinikës “Kejt” dhe Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH).

“Gjaku është jetik. Gjaku nuk mjafton kurrë. Ai nevojitet në çdo kohë për përdorim të menjëhershëm. Në çdo rast emergjence, duhet gjak. Është mjaft e rëndësishme që njerëzit të dhurojnë rregullisht.” u shpreh Dr. Skerdi Faria, një nga organizatorët e fushatës.

Më 12-13 janar, ka vazhduar dhurimi i gjakut me studentët e Universitetit UFO, Dega Arkitekturë, në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit dhe më datë 14 janar u solidarizuan me fushatën studentët e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan. Deri tani, kanë dhuruar gjak mbi 150 studentë.

Gjaku 1Më 14 Janar, janë punonjësit e ALUIZNI-t,  dhe Drejtori i kësaj agjencie z. Artan Lame që u solidarizuan për të dhuruar gjak. Ndërsa sot më 15 janar, janë besimtarët e Xhamisë pranë Kopshtit Botanik që po dhurojnë gjak nën thirrjen që bëri Komuniteti Muslyman në muajin Dhjetor 2015.

Kryqi i Kuq Shqiptar, i fton institucionet, kompanitë, organizatat dhe cdo individë që të japin mbështetjen e tyre për të dhuruar gjak rregullisht.

Një falënderim të veçantë KKSH përcjell për të gjithë vullnetarët e programit dhe të rinjtë e “Klub 25” për kontributin e tyre të vyer në organizimin e fushatave dhe të vetë shembullit personal duke dhuruar rregullisht gjak për të gjithë pacientët në nevojë.

Programi i Gjakut

 

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: