(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Shpërndarja e drejtë e vaksinave është një domosdoshmëri humanitare

Deklaratë – 24 maj 2021

Ekziston një mundësi zgjedhjeje. Bota e 10 viteve të ardhshme mund të jetë më e drejtë, më e pasur dhe më dinjitoze, ose mund të jetë më konfliktuale, me e pasigurtë dhe më e varfër.
Ndodhemi në një pikë kthese. COVID-19 ka qenë një krizë me të vërtetë globale në të cilën të gjithë kemi mbartur barrë. Në shumë raste, kjo na ka bërë të reflektojmë për padrejtësi mëtë gjata në kohë të përjetuara në ato pjesë të botës ku pandemia ka ndikuar në njs hkallë më të lartë të mjerimit, paqëndrueshmërisë dhe trazirave. Pabarazitë janë ekspozuar dhe përkeqësuar nga ndikimi i pandemisë, si brenda vendeve ashtu dhe ndërmjet tyre. Në vitet që vijnë, efektet do të ndihen gjithnjë e më shumë në shkallë globale.
Ndikimi i një katastrofe si pandemia COVID-19 matet me tragjedinë e shkaktuar në humbjet individuale dhe vdekjet, si dhe në përçarjen kombëtare dhe globale në pothuajse çdo pjesë të jetës. Asnjë vend në botë nuk ka mbetur i paprekur.
Nëse nuk kontrollohen tani, variantet e virusit, potencialisht më infektues dhe rezistent ndaj vaksinave, do të vazhdojnë të na kërcënojnë.
Nënshkruesit e kësaj deklarate përfaqësojnë organizata me rrënjë në komunitete në mbarë botën. Ne punojmë ngushtë me ata që preken nga konfliktet, katastrofat dhe uria, dhe njohim sfidat e mëdha me të cilat përballen ata – por dhe të qëndrueshmërisë së tyre dhe në situatat më të këqija.
Në vitin 2021, ekonomia botërore po përballet me rënien më të keqe që nga viti 1945. Për disa vende kjo do të rrisë ndjeshëm varfërinë dhe vuajtjet. Për të tjerët do të thotë uri dhe vdekje. Pasojat nga pandemia do të jenë me ne për një kohë të gjatë. Ato do të ketë një ndikim të vazhdueshëm ekonomik, shoqëruar me të gjitha vuajtjet njerëzore që sjell. Një brez i fëmijëve, veçanërisht vajza, e kanë lënë shkollën dhe nuk do të kthehen më.
Bota po përballet me sfidën sesi të ndryshojmë këto dinamika shkatërruese, ndërsa shëndeti është një tema kryesore për një përgjigjeje të tillë. Ne advokojmë këtu për “Shëndet për të Gjithë”, ku vlerësohet jeta e secilit person dhe përkrahet e drejta e çdo personi për kujdesin shëndetësor. Njerëzit jo vetëm që kanë nevojë për vaksinime por ata kanë nevojë për qasjen e duhur te punonjësit e kujdesit shëndetësor të cilët janë të aftë dhe të pajisur për të ofruar mbështetjen e duhur mjekësore.
Ne kemi nevojë për të ndërtuar një botë ku secili komunitet, pavarësisht se ku jeton apo se kush është, të ketë qasje të menjëhershme në vaksinimet: jo vetëm për COVID-19, por dhe për shumë sëmundje të tjera që vazhdojnë të dëmtojnë dhe vrasin. Siç ka treguar pandemia, në botën tonë të ndërvarur askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt.
Ne kemi një zgjedhje: ose nacionalizëm të vaksinave ose solidaritet njerëzor.
Falë veprimit efektiv ndërkombëtar, janë prodhuar disa vaksina. Organizata Botërore e Shëndetësisë, GAVI dhe CEPI po drejtojnë iniciativën COVAX, e cila aktualisht është përpjekja më e mirë që kemi për të siguruar që vaksinat të arrijnë te njerëzit në të gjithë botën. Sidoqoftë, COVAX synon të mbulojë vetëm 20% të popullsisë globale – më të prekëshmit në vendet me të ardhura më të ulëta – deri në fund të vitit 2021 dhe nuk është ende e qartë nëse do ta përmbushë këtë objektiv. Ndërkohë studimet tregojnë se nëse përqendrohemi vetëm në vaksinimin e popullatave tona, bota rrezikon humbje globale të PBB-së deri në 9.2 trilionë dollarë vetëm këtë vit. (Gjysma e kostos së përdorur nga vendet me të ardhura të larta)
Por kjo, nuk është vetëm çështje parash. Në mënyrë që të arrihet një vaksinim më i gjerë global, duhet të adresohen çështje komplekse logjistike, të infrastrukturës dhe përshkallëzimit. Aksesi në Përshpejtuesin e Mjeteve COVID-19 (Access to Covid Tools (ACT)) është përqendruar në sigurimin e një mundësie, mjeti për të përshpejtuar zhvillimin, prodhimin dhe shpërndarjen e produkteve diagnostikuese dhe trajtuese të COVID-19. ACT njeh dhe synon të adresojë kërkesat për ndarjen e informacionit – qoftë në lidhje me teknologjinë, pronësinë intelektuale apo prodhimin.
Sidoqoftë, duhet bërë më shumë. Ndarja e informacionit, transferimi i teknologjisë dhe forcimi i proceseve të prodhimit, për të përmendur disa, kërkojnë përfshirjen aktive të shteteve dhe të sektorit privat.
Prandaj, ne u bëjmë thirrje udhëheqësve botërorë që:
1) Sigurimi i qasjes së barabartë në vaksinat ndërmjet vendeve duke siguruar vaksina, ndarjen e njohurive dhe ekspertizës, dhe financimin e plotë të Aksesit Aksesi në Përshpejtuesin e Mjeteve COVID-19, i cili po punon për të siguruar qasje të barabartë dhe zbatimin e diagnostikimeve, metodave terapeutikave COVID-19, dhe vaksinat.
2) Sigurimi i qasjes të barabartë në vaksinat brenda vendeve duke siguruar që të gjithë grupet e popullsisë të përfshihen në programet kombëtare të shpërndarjes dhe vaksinimit, pavarësisht se kush janë ose ku jetojnë, përfshirë komunitetet e stigmatizuara dhe të margjinalizuara për të cilët mundësia e kujdesit shëndetësor mund të mos jetë e drejtpërdrejtë.
3) Mbështetja financiare, politike dhe teknike e vendeve për të siguruar që frenimi i COVID-19 nuk është një qëllim i pavarur, por përkundrazi është një element i rëndësishëm i një strategjie më të gjerë shëndetësore, zbatuar së bashku me komunitetet për të sjellë përmirësime afatgjata në shëndetin e njerëzve dhe qasjen në kujdesin shëndetësor .
Ne jemi të përkushtuar, në institucionet tona të ndryshme, për të ofruar të gjithë ndihmën që mundemi për të mbështetur veprimet nga komunitetet dhe autoritetet. Është koha për një udhëheqje vendimtare. Vendet dhe organizatat në të gjithë botën kanë një mundësi një vjen vetëm një herë për një brez për të adresuar pabarazinë globale dhe për të ndryshuar disa nga pasojat nga viti i kaluar. Duke vepruar kështu, ato do të sjellin shpresë jo vetëm për më të varfërit në botë, por për të gjithë ne.

Më i Përëndishmi Justin Ëelby, Kryepeshkop i Canterbury
Peter Maurer, President i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq
Bishop Ivan M Abrahams, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Botëror Metodist
HE Elder Metropolitan Emmanuel of Chalcedon, Partriarkana Ekumenike
The Reverend Dr Chris Ferguson, Sekretar i Përgjithshëm i Bashkësisë Botërore të Kishave të Reformuara
Dr Tedros Adhanom Ghebreyesus, Drejtor i Përgjithshëm i OBSH
Filippo Grandi, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët
Henrietta H. Fore, Drejtor Ekzekutif i UNICEF
The Reverend Dr Martin Junge, Sekretar i Përgjithshëm i Federatës Botërore Luteriane
Dr Azza Karam, Sekretar i Përgjithshëm i Religjioneve për Paqen
Francesco Rocca, President i Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe
Rabbi David Rosen, Bashkë President i Religjioneve për Paqen
Sheikh Ahmed al-Tayeb, Imami i Madh i al-Azhar
HE Cardinal Peter Turkson, Prefekt i Dikasterit për Nxitjen e Zhvillimit Integral Njerëzor, Romë

Ndajeni me miqte tuaj: