(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Sërish zbarkime në fund javë. Kryqi i Kuq jep ndihmë dhe asiston emigrantët në portet e Kalabrisë, Pulias dhe Sicilisë

Itali 1 shtator

Është një fluks i pandërprerë, ky i emigrantëve që, të shpëtuar në det nga anijet e shoqërisë Triton, mbërrijnë në brigjet e Jugut të Italisë. Në fundjavën që sapo shkoi janë më shumë se 1800 persona që janë pritur në portin e Tarantos, Koriliano Kalabros, Mesinës dhe të Augustës. Kryqi i Kuq si gjithnjë ka qenë ndër të parët në skelat e Kalabrisë, Pulias dhe Sicilisë, së bashku me institucione dhe shoqata të tjera vullnetare, duke dhënë ndihmën e parë të kërkuar nga personat që kanë zbritur. Të shtunë ndërmjet Tarantos dhe Mesinës kanë prekur tokën 1090 emigrantë të shpëtuar një ditë më parë ndërkohë që ishin në mes të detit në gomone që rrezikonin të mbyteshin. Në këto dy porte Kryqi i Kuq Italian ka angazhuar 50 vullnetarë të mbështetur nga 5 ambulanca, 5 vende qëndrime për pritje, infermiere vullnetare dhe ndërmjetës gjuhësor dhe kulturor.

Itali 1 shtatorMë 30 Gusht, porti i Tarantos ishte sërish mikpritës i nja zbarkimi, kësaj radhe i 363 personave; në këtë rast, Kryqi i Kuq Italian kishte mobilizuar 18 vullnetar dhe 2 ambulanca. Të tjera zbarkime, kanë ndodhur, gjithnjë ditën e diel në portin e Augustas dhe të Koriliano Kalabros, ku janë mirëpritur respektivisht 145 dhe 254 emigrantë. Ndërkohë që bëhet gjithcka për shpëtim, mirëpritjen dhe mbështetjen shëndetësore, në hapësirën detare ndërmjet Libisë dhe Italisë vazhdojnë tragjeditë: sot, zëdhënësi i Gjysmëhënës së Kuqe Lokal në Tripoli, Muhammed al Mesrati, ka nënvizuar se në bazë të raporteve të marra ditën e diel dhe të informacioneve të sjella nga peshkatarët lokalë, janë gjetur të paktën 37 trupa të pajetë në hapësirën detare përpara qytetit të Al Khums, në Lindje të Tripolit. Nga kjo tragjedi nuk janë gjetur gjurmë të mjeteve që i kanë transportuar dhe vullnetarët e Gjysmëhënës së Kuqe janë duke provuar që të gjejnë kufomat megjithëse nuk ka shenjë mjeti ku kanë hipur.” ka shtuar zëdhënësi.

Ndajeni me miqte tuaj: