(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Samiti Botëror humanitar 23 -24 maj, Stamboll, Turqi – Testi i tij, është ajo çfarë do të bëhet në të ardhmen

Samiti Botwror humanitar 2

 

Samiti Botëror Humanitar po mbyllet ndërkohë që vjen lajmi se nga bombardimet kanë humbur 100 jetë të tjera në Siri, dhe në një sfond vuajtjesh të vazhdueshme të dhjetëra miliona njerëzve në mbarë botën,  përfshirë këtu dhe ata që janë prekur nga El Niño, e të ndikuar nga thatësira në Jug dhe në Lindje të Afrikës.

 

Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK), Elhadj As Sy, këto ngjarje janë një kujtesë për kompleksitetin gjithnjë e në rritje të aksionit humanitarë dhe të vulnerabilitetit, për nevojën urgjente për zgjidhje të reja humanitare, dhe për forcim të angazhimeve ndaj normave humanitare.

 

“Në Samitin Botëror Humanitar, jemi angazhuar si avokatë të fortë, në emër të komuniteteve lokale dhe njerëzve të prekur. Ne duhet të pranojmë, me përulësi, që përgjigja jonë deri tani nuk është në përputhje me shkallën dhe madhësinë e sfidave me të cilat përballemi. Ne jemi të angazhuar për të bërë më shumë dhe për të bërë më mirë.”

 

“Disa nga rezultatet e këtij Samitit, përfshirë këtu dhe Bargain Grand, njohjen e aksionit dhe të aktorëve të tjerë lokalë, dhe theksi që vihet në vënien e komuniteteve në qendër të punës sonë, duhet të ndihmojë në forcimin e përgjigjes tonë,” tha z Sy. “Në fund të fundit, suksesi i këtij samiti përcaktohet nga ajo që do të ndodh më pas; në aftësinë tonë për t’i përkthyer këto ide në veprim dhe ritmin e veprimeve tona që synojnë përmirësimin e jetës në atë pjesë të botës që është më e rrezikuar.”

 

“Ne jemi me shpresë se Samiti Botëror Humanitare do të pasohet nga veprime konkrete. ”

 

Samiti theksoi mangësitë e mëdha në mënyrën se si komuniteti ndërkombëtar trajtojnë krizat. Ai pranoi kufizimet  që ofrojnë ndihmat afatashkurtëra që nuk zvogëlojnë nevojat për të ardhmen. FNKK beson se rasti sociale dhe ekonomike për një qasje për riaftësim tërësor është e qartë. Ndërtime më të forta, nënkupton për komunitetet shpëtim jetësh, mbrojtjen e jetës nesër, dhe  sigurimin e një stabiliteti ekonomik dhe social në vitet që vijnë.

 

Samiti pohoi gjithashtu, se komuniteti njerëzore kanë nevojë të përmirësohen në mënyrën sesi punohet me partnerët kombëtarë dhe lokalë. “Ne nuk mund të injorojmë më tej heronjtë në shtëpi – vullnetarët dhe aktorët lokalë humanitare, si Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe – të cilat janë gjithnjë aty, në anën e komuniteteve, pranë tyre, për t’iu përgjigjur nevojave të tyre”, tha zoti Sy.

 

Sot, më pak se një përqind e fondeve humanitare ndërkombëtare shkon drejtpërdrejt te aktorët humanitar lokal. FNKK beson se ky çekuilibër mund të rregullohet pa larguar vëmendjen ndaj roli të rëndësishëm të aksionit humanitar ndërkombëtar. Për këtë qëllim, FNKK mirëpret përmirësimet e mundshme që Grand Bargain dhe njohjen që ata i japin aktorëve humanitare vendore dhe. FNKK, 190 Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe 17 milionë vullnetarët e tyre janë të pranishëm në pothuajse çdo komunitet në mbarë botën dhe janë të pozicionuar mirë për të ndihmuar mbështetjen e veprimit lokal që sjellin rezultatet e duhura humanitare.

 

FNKK ju bashkohet zërave të tyre për ti bërë thirrje shteteve për të riafirmuar angazhimin e tyre ndaj parimeve humanitare, për të marrë çdo hap të mundshëm për t’i dhënë fund shkeljeve të Ligjit ndërkombëtar humanitar në konfliktet në mbarë botën, për të njohur emigrantët në nevojë si qenien njerëzore në nevojë, dhe për të siguruar se askush nuk është lënë mënjanë nga aksioni humanitar, pavarësisht gjinisë, të metës fizike apo trupore, moshës apo origjinës kombëtare.

 

FNKK dhe partnerët e mëdhenj janë duke ecur përpara për të ndërtuar një koalicion global, me qëllim mbështetjen e një miliard njerëz për të forcuar rezistencën e tyre duke 2025. Koalicioni i  “Një miliardëve për riaftësim” bashkon partnerë nga të gjithë sektorët, në nivel lokal dhe atë global, për të motivuar, informuar, mobilizuar dhe mbështetur komunitetet për të ndërmarrë veprimet e nevojshme për u siguruar dhe për tu aftësuar përballë goditjeve.

 

FNKK do të vazhdojë të punojë me partnerët për të mbështetur një ekosistem të fortë dhe të shumëllojt  humanitar, ku aktorët dhe partnerët të punojnë së bashku për tu përballuar sfidat humanitare.

 

Federata Ndërkombëtare e Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) është rrjeti më i gjerë vullnetar  humanitare në botë, që ndihmon 150 milionë njerëz cdo vit nëpërmjet 190 shoqatat e tij kombëtare. Së bashku, FNKK vepron para, gjatë dhe pas fatkeqësive dhe emergjencave shëndetësore për të përmbushur nevojat dhe për të përmirësuar jetën e njerëzve në nevojë. Ajo e bën këtë në mënyrë të paanshme pavarësisht kombësisë, racës, gjinisë, bindjeve fetare, klasës dhe opinionit politik. Për më shumë informacion, lutemi vizitoni ëëë.ifrc.org. Ju gjithashtu mund të lidheni me ne në Facebook, Tëitter, YouTube dhe Flickr.

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: