(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Rreth 1.2 milionë njerëz që janë goditur nga uragani Irma, miliona të tjerë gjenden në rrugëtimin shkatërrues të stuhisë

15047347680202

Gjenevë / Panama, 7 shtator – Stuhia më e fortë e Atlantikut për më shumë se një dekadë mund të ketë goditur rreth 1.2 milion njerëz dhe përbën një kërcënim serioz për miliona të tjerë. Besohet se të paktën 10 persona kanë vdekur prej tij.

Në 24-36 orët e fundit, Uragani Irma i kategorisë 5, ka prekur duke sjellë shkatërrim në territoret e disa prej shteteve që ndodhen në arkipelagun e Karaibeve. Raportet nga Barbuda informojnë se pothuajse çdo ndërtesë është dëmtuar ose shkatërruar, ndërsa qindra e mijëra njerëz në Porto Riko janë të pafuqishëm nga saj, sipas autoriteteve vendore.

Raportime të tjera për shkatërrime vijnë nga Ishujt britanik të Virginiasr dhe Anguilla, si dhe nga Saint Martin dhe St Barts (Saint Barthelemy), dhe St Kitts dhe Nevis.

“Frika jonë më e madhe ka qenë në Barbuda, por dhe gjetkë”, tha Ëalter Cotte, Drejtor Rajonal për Amerikën për Federatën Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK&GjK). “Vullnetarët tanë kanë qenë aktivë prej disa ditësh duke ndihmuar komunitetet të përgatiten. Ne ende nuk mund të vlerësojmë shkallën e plotë të dëmit, dhe presim që Kryqi i Kuq do të japë mbështetje të gjerë për mijëra njerëz gjatë javëve dhe muajve të ardhshëm “.

Irma ka zbritur në Republikën Domenikane, Haitin dhe Kubën, ku rreth 26 milionë njerëz mund të jenë të ekspozuar ndaj erërave shkatërruese dhe shiut të rrëmbyer. Në përgatitje për kalimin e Irma, FNKK&GjK ka flokuar një ndihme për 600,000 franga zvicerane nga Fondi i Emergjencave të Ndihmës së Fatkeqësive (DREF) për të rritur përgatitjen dhe përpjekjet paraprake në Republikën Domenikane dhe në Haiti. Kjo plotëson alokimet e mëhershme të rreth 120,000 franga zvicerane për Antigua dhe Barbuda dhe St Kitts dhe Nevis.

Këto fonde do të lejojnë vullnetarët e Kryqit të Kuq dhe punonjësit humanitar që tashmë janë në terren për të ndihmuar komunitetet për t’u evakuuar, si dhe të përgatiten për të përballuar orët e para pas stuhisë. Përpjekjet të mëdha po bëhen dhe në Kubë për një përgatitje paraprake. .

Përveç burimeve financiare, FNKK dhe Shoqatat Kombëtare të Kryqit të Kuq të rajonit, por dhe të vendeve ku pritet të kalojën Irma kanë dërguar ekspertët e tyre për përgatitje dhe përgjigje në raste katastrofash përgjatë Karaibeve, si dhe kanë vendosur në gatishmëri njësitë e tyre të reagimit për emergjencat mjekësore.

“Njerëzit nëpër Karaibe do të kenë nevojë për ndihmën tonë për të përballuar dhe pastaj për rikthimin në normalitet nga dëmet e kësaj stuhie,” tha zoti Cotte. “Ne tashmë jemi duke përgatitur atë që mund të jetë një përpjekje masive dhe një përgjigjeje po kaq masive në shumë vende. Kryqi i Kuq ishte aty para se të godiste Irma, dhe do të jetë atje edhe pasi të ketë kaluar ajo”.

Ndajeni me miqte tuaj: