(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Rreshjet e fundit dhe problemet e shkaktuara në rrethe të ndryshme të vendit

Bregu Lumit

Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) ndjek më vëmendje situatën e krijuar në vend pas shirave të rënduar të ditëve të fundit. Ai ka vendosur në gatishmëri strukturat dhe kapacitetet e tij operacionale, për monitorimin e situatës dhe të ndihmës për njerëzit në nevojë. Përfaqësuesit e Degëve të Kryqit të Kuq Shqiptar janë qenë pjesë e shtabeve të emergjencave të ngritura enkas në shumë nga prefekturat e vendit, ndërkohë që kanë ndjekur nga afër problematikat e krijuara në terren.
Situatë e vështirë është konstatuar në Lezhë, Tiranë, Shijak, Bulqizë ku ka pasur përmbytje të bizneseve dhe tokave arë, rrëshqitje theu, bllokim rrugësh. Në Tiranë dhe në Lezhë ka pasur dhe evakuim të familjeve të rrezikuara. Një pjesë e të cilave janë vendosur te të afërmit e tyre, ndërsa në Tiranë janë evakuuar 28 familje kryesisht tw komuniteti rom nga Bregu i Lumit dhe janë strehuar përkohësisht në një palestër në zonën e Misto Mames, deri në rehabilitimin e situatës.

Në bashkëpunim me degën e Tiranës sot është vendosur që këto familje të furnizohen me ushqim të gatshëm, ujë dhe batanije nga Dega e KK Tiranë.

Në bashkëpunim me komunitetin vullnetarët e Kryqit të Kuq do të jenë të gatshëm për të dhënë ndihmesën e tyre në kapërcimin e kësaj situate.

Ndajeni me miqte tuaj: