(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Ritme të larta dhurimi vullnetar të gjakut në degën e KK Tiranë

Ritme të larta dhurimi vullnetar të gjakut në degën e KK Tiranë.

Ka nisur me ritme të larta dhurimi vullnetar i gjakut në degën e KK Tiranë. Strukturat përkatëse të mbështetura gjerësisht nga vullnetarët e degës, kanë intensifikuar veprimtaritë promocionale në shumë nga institucionet qendrorë dhe ato të arsimit të lartë, ç’ka është pasur dhe me organizimin më vonë të seancave të dhurimit të gjakut.

Të rinjtë të parët. Kështu janë studentët dhe pedagogët e Universitetit “Luarasi”, ata të Universitetit Europian të Tiranës, të Kolegjit Universitar LOGOS, që i janë përgjigjur thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar për të dhuruar gjak vullnetarisht për fëmijët talasemikë. E kush më mirë sesa studentët mund të bëhet pjesë e kësaj iniciative.

Kanë hapur dyert e janë bërë pjesë e kësaj iniciativë dhe punonjësit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, punonjësit e Bankës Procredit, punonjësit e Bankës së Bashkuar të Shqipërisë. Për herë të parë kësaj iniciative u janë bashkuar dhe punonjësit e Localeyes.

Ritme të tilla janë një shenjë e mirë që objektivat që shoqata ka vënë në këtë fushë do të arrihen. Falënderojmë të gjithë ata që ju përgjigjën thirrjes së Kryqit të Kuq për të dhuruar gjak vullnetarisht, por dhe vullnetarët tanë, që me përkushtim po i japin jetë objektivit të madh madhor për sigurimin e gjakut të mjaftueshëm dhe të sigurtë në vend!

Ndajeni me miqte tuaj: