(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Raporti Botëror për Katastrofat 2015 – Raporti i ri FNKK kërkon një vlerësim dhe një mbështetje më të madhe për aktorët lokal të fushës humanitare.

Raporti Botëror për Katastrofat 2015 1

Aktorët lokal janë shpesh më efektivët në ndërmarrjen e operacioneve humanitare. Megjithatë, pavarësisht rolit kritik të tyre, ata luftojnë vazhdimisht për të gjetur fonde dhe mbështetjen për të cilën kanë nevojë.

Raporti botëror për katastrofat 2015 – i prezantuar sot nga Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe (FNKK) – merr në shqyrtim kompleksitetin dhe sfidat me të cilat përballen aktorët lokalë në organizimin dhe mbështetjen e përgjigjeve të tyre humanitare.

Megjithëse gjerësish i njohur, efektiviteti i organizatave humanitare kombëtare dhe lokale nuk reflektohet si duhet në trendin e financimit humanitar. Në raport, gjen p.sh. se në totalin e fondeve të dhëna për OJQ lokale, kombëtare, rajonale dhe ndërkombëtare në periudhën 2010 – 2014, vetëm 1.6 % e tyre janë kanalizuar drejtpërdrejt për ato që janë cilësuar si OJQ lokale dhe kombëtare.

Raporti bën thirrje komunitetit humanitar që të punojnë së bashku për të siguruar më shumë partneritet me aktorët lokalë dhe për një financim efikas, përfshirë dhe nivelin e komunitetit, ku nevojat janë më të mëdha dhe ku impakti i zhvillimit e ndjenë më shumë,

Raporti paraqet nevojën e zhvendosjes së ndihmës drejt asaj “lokale” dhe për një partneritet të barabartë ndërmjet aktorëve lokale dhe ndërkombëtar.

“Aktorët lokalë, janë gjithnjë të parët në përgjigje. Në vitin 2015, ne kemi parë organizata dhe njerëz të komunitetit në qendër të operacioneve të shpëtimit për mijëra të bllokuar nga rrënojat pas tërmetit në Nepal, duke ngritur qendra evakuimi pas valëve të Ciklonit Pam në Vanuatu, dhe në linjën e frontit në Siri” tha Elhadj As Sy, Sekretari i Përgjithshëm i FNKK.

“Por efektivitetit i tyre shkon përtej faktit që janë pranë. Grupet lokale, përfshirë Shoqatat Kombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, janë efektive për shkak të perspektivave që sjellin, mirëkuptimit të gjuhës dhe të normave të kulturës, për arsye sepse ato janë vazhdimisht të pranishme në komunitet dhe të afta për të kuptuar rreziqet përpara se të ndodhin katastrofat.”

FNKK bën thirrje për më shumë mbështetje dhe burime për aktorët lokalë dhe kombëtar humanitar.

“Megjithatë, përgjegjësia për tu përgjigjur katastrofave të një shkalle të gjerë, nuk duhen transferuar tërësisht aktorëve lokalë. Duhet gjetur një balancë më e mirë,” thotë z. Sy. Partnerët ndërkombëtar vazhdojnë të kenë një rol kritik për të luajtur, përfshirë dhe furnizimin me burime të specializuara dhe ekspertizë, dhe ngritjen e kapaciteteve kur burimet lokale janë të mbingarkuara. Por, një mbështetje e tillë duhet dhënë me respekt, besim dhe dinjitet, dhe me bindjen për të ndërtuar kapacitetet lokale.”

Në fillimet e këtij viti, FNKK njoftoi një inciativë të re, për tu realizuar deri në vitin 2025, e quajtur “Koalicionin i një miliardë personave për ringritjen”, ku mendohet që një miliard njerëz të dalin jashtë situatave të rrezikut dhe të nevojës dhe të ndjehen të sigurt përballë goditjeve dhe rastësive. E gjithë kjo mund të realizohet nëpërmjet një partneriteti dhe një mbështetje më e madhe për aktorët lokalë.

 

Mbi raportin: Raporti Botëror për Katastrofat është një publikim i pavarur realizuar posacërisht nga FNKK, cdo vit, duke kontribuar me kërkime dhe evidenca mbi sfidat, trended dhe të rejat në reduktimin e rrezikut në raste katastrofash dhe në menaxhimin e krizave. Raporti është një publikim i rëndësishëm i kërkimeve, ndërtuar mbi diskutimet e Konferencës Botërore të Kombeve të Bashkuara, mbajtur në vitin 2015 në Sendai mbi Reduktimin e Rrezikut nga katastrofat, dhe në miratimin e Qëllimeve për një zhvillim të qëndrueshëm. Ai jep një kontribut të drejtpërdrejt për samitin e vitit të ardhshëm botëror humanitar në të cilin lokalizimi i ndihmës është një nga tematikat e rëndësishme në fokusin e diskutimeve.

Të dhëna mbi katastrofat gjatë vitit 2014.

  • Në vitin 2014, janë raportuar 317 katastrofa natyrore, që kanë prekur 94 shtete, kjo sipas Qendrës për kërkime në epidimiologjinë e katastrofave (CRED). Numri i katastrofave natyrore ka qenë më i ulëti i dhjetëvjeçarit, 17% më poshtë se mesatarja. [1]
  • Janë të paktën 107 milion persona, vlerësuar si të prekur nga katastrofat gjatë vitit 2014, një ngritje e lehtë krahasuar me vitin paraardhës. Jo të gjithë mendojnë se ndryshimet klimaterike do të çojnë në një rritje të frekuencës dhe të ashpërsisë së katastrofave dhe të numrin të njerëzve që do të përballen me to.
  • Në vitin 2014, katastrofat shkaktuan 8 186 të vdekur në mbarë botën. Megjithatë, niveli i vdekshmërisë ka qenë të paktën 90 % më i ulët se mesatarja e dhjetëvjeçarit. 2014 ishte gjithashtu një vit me nivelin më të ulët të ulët të vdekshmërisë që nga viti 1986. (7 303) Nga ana tjetër, vdekjet e shkaktuara nga epidemia e Ebolas në Afrikën Perëndimore (8 600) është më e larta se mesatarja e vdekshmërisë nga të gjitha katastrofat natyrore në 2014.
  • 48 % e të gjitha katastrofave në vitin 2014, kanë ndodhur në Azi. Më shumë se 85% e të vdekurve dhe 86% e atyre që janë prekur globalisht janë në Azi. Në Azi është shënuar dhe mortaliteti më i lartë, ndërkohë që mortaliteti më i ulët është shënuar në Amerikë ku vetëm 8% janë vrarë krahasuar me 25% që është mesatarja.
  • Kina ka qenë vendi më shumë i prekur nga katastrofat, thatësira, shtrëngatat dhe përmbytjet kanë prekur më shumë se 58 milion njerëz. Tërmeti i Gushtit 2014 vrau 731 persona, duke shënuar mortalitetin më të lartë nga një katastrofë natyre në një vend.
  • Më 2014, 87% e katastrofave ishte e lidhur me klimën, një tendencë e gjatë kjo prej më se 20 vjetësh të një trendi që lidhet me klimën më shumë se me katastrofat gjeofizike në dhjetë vendet më të prekura në botë.
  • Përmbytjet dhe rrëshqitjet e tokës, përbëjnë 49 % e katastrofave natyrore në vitin 2014, që shkaktuan 63% të numrit të përgjithshëm të vdekjeve nga katastrofat dhe 34% të numrit të përgjithshëm të të prekurve nga katastrofat. Përmbytjet në Indi, Pakistan dhe në Ballkan kanë qenë ndërmjet më të ashprave. Thatësira ka prekur 39% të numrit të përgjithshëm të të prekurve nga katastrofat.
  • 5,884 persona janë vrarë nga katastrofat teknologjike. Ngjarja, që rezulton me numrin më të lartë të vdekjeve, është mbytja e tragetit Seëol në Republikën e Koresë. Nëntë katastrofa të tjera teknologjike kanë shkaktuara më shumë se 100 të vdekur secila, për një totak prej 1537. Aksidentet nga transporti përbëjnë 74% të vdekjeve nga katastrofat teknologjike.
  • Në vitin 2014, humbjet ekonomike vlerësohen në 99.2 miliard USD, që në fakt është shumë më e ulët se mesatarja vjetore prej 147 miliard USD në të paktën dhjetë vjetët e fundit. Përmbytjet në Jammu dhe Kashmir gjatë Ciklonit Huduth në Indi kanë qenë ndër më të kushtueshme, respektivisht 16 miliard USD. Për herë të parë që nga viti 1980, bota ka përjetuar një ulje të vazhdueshme në humbjet ekonomike në dhjetë vjetët e fundit.

Për më shumë informacion, lutemi kontaktoni:

Në Gjenëvë:

Benoit Carpentier, përgjegjës për komunikimet në FNKK

E-mail: benoit.carpentier@ifrc.org ¦ Tëitter: @BenoistC ¦ Mobile: +41 79 213 2413

k

 

Ndajeni me miqte tuaj: