(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Qyetarët e Durrësit dhe Vlorës dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

“Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”
Në situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19, nevojat për gjak, për fëmijët talasemik, për pacientët e operuar dhe jo vetëm, në spitalet tona janë të mëdha. Thirrjes së Degëve të Kryqit të Kuq Durrës dhe Vlorë ju përgjigjën sot dashamirës, qytetar dhe vullnetarë të Kryqit të Kuq duke organizuar seancat e rradhës së dhurimit vullnetar të gjakut. Në Durrës, seanca e dhurimit vullnetar të gjakut u organizua në ambjentet e degës, ndërsa në Vlorë në ambjentet e bankës së gjakut.
Një tjetër seancë e dhurimit të gjakut, e treta vetëm në ditët e fundit, organizohet në ambjentet e selisë së Kryqit të Kuq Shqiptar nga Dega e Kryqit të Kuq Tiranë.
Kryqi i Kuq Shqiptar i bën dhirrje të gjithë qytetarëve që t’i bashkohen iniciativës për të dhuruar gjak vullnetarisht për të gjithë ata që kanë nevojë, dhe në rradhë të parë fëmijëve talasemikë!

Ndajeni me miqte tuaj: