(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Pusho mirë, Pusho shëndetshëm me këshilla nga Kryqi Kuq!

 

Ndihma e Parë në sezonin e verës. Me fillimin e sezonit veror, shumë prej veprimtarive të degëve të Kryqit të Kuq Shqiptar, vendosen në ambientet e plazheve dhe të pishinave. Me qëllim sensibilizimin e pushuesve për rrezikun që mund të vijë nga temperaturat e larta, qëndrimet e gjata në det, po pse jo dhe sensibilizmin e tyre për higjienën personale dhe atë komunitare.
Kështu vullnetarët e degëve të KK Durrës, Vlorë, Fier, Lezhë e Shkodër, organizojnë në vazhdimësi takime sensibilizimi me pushuesit në plazhe apo shpërndajnë materiale informative për një siguri më të lartë gjatë ditëve të pushimit. Gjithashtu seanca u shoqërua edhe me shpërndarje fletëpalosjesh.
Ndërkohë në degën e KK Elbasan por jo vetëm që u janë drejtuar komplekseve të pishinave për të realizuar të njëjtën gjë me frekuentuesit e këtyre ambienteve.
Shpesh ata organizojnë dhe seanca demonstrimi të mënyrës se si mund të jepet Ndihma e Parë për personat e rrezikuar. “Pusho mirë, pusho shëndetshëm me këshilla nga Kryqi Kuq” është dhe motoja që vullnetarëve që organizojnë këto veprimtari. këto veprimtari do të vazhdojnë të organizohen gjatë gjithë sezonit të pushimeve.

Ndajeni me miqte tuaj: