(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhuruan gjak për fëmijët talasemikë

Në këto ditë të nxehta vere, ku dhe nevojat për gjak janë në rritje, punonjësit e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë dhuruan gjak për fëmijët talasemikë, duke ju përgjigjur kështu thirrjes së Kryqit të Kuq Shqiptar, dega Tiranë për t’u bërë pjesë e kësaj iniciative! Kryqi i Kuq Shqiptar shpreson shumë se shembulli i tyre do të ndiqet dhe nga punonjësit e institucioneve të tjera në vend! Faleminderit punonjësve dhe në emër të fëmijëve talasemikë!

Ndajeni me miqte tuaj: