(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Punonjësit e Kompanisë Lufra në Lushnje dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë

Një bashkëpunim mjaft i mirë i Kryqit të Kuq Shqiptar, Dega Lushnje me Bankën e Gjakut të këtij qyteti, solli realizimin me sukses të një seance dhurimi gjaku në Kompaninë e përpunimit të qumështit “Lufra”.
Seanca u realizua falë gadishmërisë së drejtuesve të kësaj kompania për të dhënë kontributin e tyre në këtë fushë si dhe të punonjësve të saj që u treguan të gatshëm për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë.

Ndajeni me miqte tuaj: