(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Punonjësit e Fasonerive “Berat Konfeks” dhe “Marlotex” në Berat dhurojnë gjak për fëmijët talasemikë.

Pas një fushate intensive promocionale të organizuar nga Dega e Kryqit të Kuq Berat për dhurimin vullnetar të gjakut në institucionet e ndryshme shtetërore dhe private, është arritur të organizohen dy seanca dhurimi gjaku. Janë pikërisht punonjësit e Fasoneri “Berat Konfeks” dhe Faconeri “Marlotex” që i janë përgjigjur thirrjes së Degës për të dhuruar gjak për fëmijët talasemikë. Respekt për të gjithë dhuruesit vullnetar të gjakut. Faleminderit drejtuesve të këtyre institucioneve për mbështetjen dhe shembullin personal të treguar. Falenderim e respekt për punën e palodhur të vullnetarëve dhe stafit të Bankës së Gjakut Berat.
#DhuroGjakShpëtoJetë, #KryqiiKuqShqiptar

Ndajeni me miqte tuaj: