(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Projekti “Të rinjtë kundër përdorimit të Drogave, Duhanit, Alkoolit dhe varësisë prej tyre”

DDA Lezhe 30 2

 

– U bënë dy vjet tashmë, që Kryqi i Kuq Shqiptar, Programi i Shëndetit ka nisur e vazhdon projektin “Të rinjtë kundër përdorimit të Drogave, Duhanit, Alkoolit dhe varësisë prej tyre”.

Gjatë vitit 2017, gjeografia e zbatimit të projektit u shtua dhe në degë të tjera të KKSH, duke e cuar numrin e tyre në 1`7 nga 12 që ishin një vit me parë, me synim shtrirjen graduale të tij dhe në shkollat e fshatit.

Sic dihet, projekti ka në fokus rininë shkollore, duke përfshirë këtu nxënësit e vitit të fundit të shkollave nëntë vjeçare dhe nxënësit e shkollave të mesme si dhe të rinjtë e ndërmarrjeve prodhuese gjatë sezonit të pushimeve verore.

Metodologjia e përdorur në zbatimin e projektit është ajo e “Peer education” (Të rinjtë për të rinjtë), ku të rinj vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar, të trajnuar enkas për këtë projekt, bashkëbisedojnë në takime të organizuara 45 minuta me bashkëmoshatarët e tyre, për rreziqet e përdorimit të substancave të mësipërme në planin shëndetësor, social, ekonomik, profesional etik, moral, ligjor, dhe varësisë ndaj tyre.

Çdo muaj, në 17 degët, vullnetarët e KKSH realizojnë 35-40 takime, ku janë ftuar të marrin pjesë dhe të diskutojnë rreth 1200 të rinj, shifër kjo që në një vit shkon në 12-13 mijë të rinj përfitues.

Projekti mbështet nga Donatori : “Kisha e Jezu Krishtit e Shenjtoreve të Diteve të me Vonshme “

Fotot pasqyrojnë takimet e organizuara nga projekti në 10 ditshin e fundit në Degën e KK Vlorë, Lezhë dhe në një fshat të Dibrës nga Dega e KK Dibër.

Ndajeni me miqte tuaj: