(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Projekti për sigurinë rrugore në shkolla “Safe to school – safe to home”

Kryqi i Kuq Shqiptar filloi të zbatojë projektin për sigurinë rrugore në shkolla “Safe to school – safe to home”. Projekti mbështetet nga Departamenti i Sigurisë Rrugore në Federatën Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq (FNKK-Global Road Safety Partnership IFRC) dhe Kompania SHELL që operon në Shqipëri. Projekti do të shtrihet fillimisht në 3 degë të KKSH (Berat, Durrës, Tiranë) ku janë përfshirë 3 shkolla në Berat, 1 shkollë në Durrës dhe 2 në Tiranë.
Më datat 13-14 prill 2019, u zhvillua trajnimi me pjesëmarrjen e vullnetarëve dhe mësuesve nga degët e përfshira në projekt, gjithsej 21 pjesëmarrës. Në trajnim u dhanë njohuri mbi vlerësimin e rreziqeve për sigurinë rrugore në shkollat respektive dhe metodat standarde që përdor FNKK për mbledhjen e të dhënave dhe vazhdimësinë e aktiviteteve ndërgjegjësuese për sigurinë rrugore.

Ndajeni me miqte tuaj: