(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Programi social, mbledhja e fondeve dhe shërbimi i kërkimit

Mosha trete Tirana 6

DREJTIMET KRYESORE TË PROGRAMIT PËR VITIN 2015

Gjatë zbatimit të projekteve sociale ne synojmë të mbështesim dhe të bëjmë avokati për grupet në nevojë, të cilët janë të margjinalizuar ose të përjashtuar për shkak të situatës së tyre sociale ekonomike të vështirë, të papunësisë, të dhunës, të neglizhimit apo të diskriminimit ndaj tyre dhe për rrjedhojë nuk përfitojnë përkujdesje apo shërbimet e nevojshme.

 

Përkujdesje social shëndetësore për të moshuarit.

Prej vitesh Kryqi Kuq Shqiptar (KKSH) është duke konsoliduar mbështetjen për moshën e tretë nëpërmjet projekteve që synojnë përmirësimin e jetesës së të moshuarve dhe reduktimin e izolimit social të tyre duke ofruar shërbime sociale, mbështetje shëndetësore dhe ushqimore. Çdo vit KKSH mbështet më shumë së 1 000 të moshuar në nevojë.

 

Funksionimi i Qendrave ditore për të moshuarit e vetmuar.

Sociali 1

Shërbime social-shëndetësorë si dhe aktivitete sociale për të moshuarit, ofrohen nga një numër  qendrash ditore të shpërndara në disa nga degët e KKSH, në të cilat janë identifikuar nevoja më të mëdha për ndihmë për këtë kategori përfituesish. KKSH numëron 9 qendra ditore për të moshuarit në Degët e KK Tiranë, Lezhë, Fier, Durrës, Dibër, Kuçovë, Elbasan, Librazhd, Lushnjë që frekuentohen nga 500 të moshuar.

Sociali 2

Kjo veprimtari sociale e KKSH për të moshuarit nuk është parë vetëm si një mënyrë e mirë për personat e moshuar që të kalojnë kohën e tyre në qendrat ditore, por dhe si një ri-integrimin e kësaj kategorie në shoqëri,  me synim rritjen e dëshirës së tyre për të jetuar. Angazhimi i KKSH në veprimtari të tilla integruese është një mesazh i qartë se ata nuk janë lënë pas dore apo veçuar në shoqëri. Por përkundrazi janë në vëmendje të saj.

 

Në këto qendra të moshuarit gjejnë argëtim, u ofrohet një pije e ngrohte, shtypi i ditës si dhe shume aktivitete kreative. Për më tepër, prania e kontrolleve mjekësore sjellin përmirësimin e statusit shëndetësor të të moshuarve frekuentues të qendrave.

 Sociali 3

Përkujdesje për të moshuarit e vetmuar. Nëpërmjet vizitave të organizuara në shtëpitë e moshuarve të vetmuar, synohet që të jepet një mbështetje bazë për të moshuarit si : një kontroll i përgjithshëm shëndetësor, mbështetje ushqimore e deri tek shërbimet të ndryshme ditore të ofruara nga vullnetarët e Kryqit të Kuq.

 Sociali 4

Projekti “Një vakt i ngrohtë për të moshuarit” Vlorë.

Prej disa vitesh, me mbështetje të Kishës Ortodokse, Dega e KK Vlorë ofron një drekë falas për 60 të moshuar të vetmuar dhe të braktisura në qytetin e Vlorës. Ky projekt i vjen në ndihmë një kategorie e cila vuan jo vetëm pasojat e një izolimi social, por edhe mungesën e kushteve minimale të jetesës.

 Sociali 5

Organizimi i fushatave sensibilizuese në mbështetje të moshës s ë tretë.

Çdo vit degët e KKSH organizojnë fushata publike që kanë si qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik për gjithë çështjet sociale që prekin moshën e tretë dhe për kontributin që kjo moshë mund të japin për shoqërinë.

 Sociali 6

 

Mbështetje sociale për gra dhe vajza në vështirësi

Për shkak të situatës social ekonomike, të papunësisë dhe të diskriminimit ndaj grave dhe vajzave, të gjendura shpesh në vështirësi, KKSH ka zgjedhur të punojë me këtë kategori, si një kontribut jo vetëm dhe thjesht në përmirësimin e statusit të tyre por dhe si një kontribut për zhvillimin e shoqërisë.

Sociali 7

Zbatimi i projektit “Integrimi i gruas në tregun e punës” në degët e KK Korçë, Shkodër, Lezhë, Berat, Tiranë, i cili ka si qëllim të kontribuojë në fuqizimin e rolit të grave dhe të vajzave në shoqëri, duke u dhënë atyre mjetet e nevojshme për të rritur aftësitë e tyre profesionale dhe personale për një qasje më të lehtë për punësim dhe për të forcuar pozitën e tyre sociale, brenda familjes dhe në komunitetet ku ato jetojnë. Rreth 250 gra dhe vajza çdo vit certifikohen në fushën e rrobaqepësisë dhe mbi 50 % e tyre punësohen falë ndërmjetësimit të Degëve të KK në Zyrat e Punës dhe sipërmarrjet lokale.

 

Mbështetje social-edukative për fëmijë në vështirësi, me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në sistemin edukativ dhe integrimit social.

 

Organizimi i kampeve verore. Gjatë muajve të verës degë të KKSH organizojnë kampe verore për fëmijë në kushte të vështira social-ekonomike. Aktivitete e organizuara në këto kampe kanë një ndikim të rëndësishëm mbi zhvillimin psiko-social të fëmijëve.

Sociali 8

Një tjetër veprimtari është mbështetja sociale për familjet në nevojë për të siguruar një kujdes më të mirë për fëmijët e tyre. Në fillim te vitit shkollor shpërndahen kite shkollore dhe veshje për të lehtësuar integrimin e fëmijëve në shkollë. Këtij qëllimi i shërbejnë dhe organizimi i aktiviteteve sociale në ditë të caktuara si 20 maj, 1 qershori, 3 dhjetor, që shërbejnë për sensibilizimin e komuniteteve lokale me problemet që shqetësojnë fëmijët dhe promovojnë të drejtat themelore të tyre.

 

Mbështetje ushqimore dhe me artikuj të tjerë bazë për familje në nevojë në gjithë vendin.

Sociali 9

KKSH ofron ndihmë për familjet më në nevojë, nëpërmjet mbështetjes ushqimore dhe artikuj të tjerë jo ushqimorë në gjithë vendin. Rreth 2000 familje ndihmon çdo vit nga degët lokale të Kryqit të Kuq Shqiptar.

 

 

                                                                     _________________________________

 Sherbimi i kerkimit

SHËRBIMI I KËRKIMIT

Nëpërmjet Shërbimit të Kërkimit, Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) ndihmon në rivendosjen e lidhjeve familjare, të familjeve të ndara si rrjedhojë e një konflikti të armatosur, e një fatkeqësie natyrore, e emigracionit, apo të situatave të tjera humanitare.

Shërbimet që ofrohen nga KKSH:

– Shërbimi i Kërkimit të Kryqit të Kuq;

Mund t’ju ndihmojë të gjeni ose të mësoni për fatin dhe mirëqenien e të afërmit tuaj të humbur. Kërkimi kryhet nëpërmjet Rrjetit ndërkombëtar të Kërkimit të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe.

– Mesazhi i Kryqi të Kuq

Mesazhi i Kryqi të Kuq bën të mundur që të afërmit të shkëmbejnë mesazhe me njëri jetrin në situata konflikti apo në situata emergjence. Gjithashtu, ky shërbim mundësohet dhe në rrethana të pazakonta që pengojnë të afërmit të përdorin kanalet normale të komunikimit për të mbajtur lidhjet.

– Si punojmë për t’ju ndihmuar?

  • Zyra e Kërkimit e KKSH bashkëpunon për ndjekjen e rasteve me më shume se 40 Shoqata simotra të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në të gjithë botën dhe është pjesë e Rrjetit ndërkombëtar të Kërkimit të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe;
  • I gjithë informacioni që do të na jepni, ruhet me mirëbesim;
  • Megjithëse, nuk mund t’ju garantojmë sukses të plotë, ne do të bëjmë të gjitha përpjekjet deri sa t’i kemi provuar të gjitha rrugët e mundshme për kërkim;
  • Shërbimi i Kërkimit dhe Mesazhet e Kryqit të Kuq janë falas dhe konfidenciale.\

– Kërkesat që nuk mund të pranohen.  Kërkesat nuk do të pranohen atëherë kur kërkimi i personave ka lidhje me:

  • Çështje legale si trashëgimi apo testament;
  • Çështje që kanë të bëjnë me divorce ose me kërkimin e të drejtave prindërore për fëmijët;
  • Çështje për kërkim të prindërve biologjik;
  • Çështje emigrimi (ndihmë në marrjen dhe ndryshimin e shtetësisë).

Për më shumë informacion mbi Shërbimet e Kërkimit vizitoni zyratlokale të Kryqit të Kuq të qytetit tuaj ose kontaktoni në:

Kryqi i Kuq Shqiptar

website: www.kksh.org.al

email: tracing@kksh.org.al

Tel: +355 4 22 57 532 / 22 27 508

Tel.fax: +355 4 22 25 855 / 22 22 037

 

 

 

Ndajeni me miqte tuaj: