(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Programi i Shëndetit

Higj. Personale 2013

 

Programi i Shëndetit i Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH) është njëri prej programeve të rëndësishëm dhe tradicionalë të tij. I rinisur në 1990, me rifillimin e veprimtarisë së KKSH-ë, projektet dhe aktivitetet shëndetësore kanë qenë të ndryshme dhe me shtrirje fillimisht vetëm në disa zona të vendit.

Për programin shëndetësor, prioritet dhe hap i parë, është edukimi shëndetësor i të rinjve dhe popullatës në përgjithësi, për të marrë më mirë në dorë fatet e shëndetit të tyre individual dhe atij komunitar që realizohet nëpërmjet informacionit, takimeve të organizuara, bisedave, publikimeve e veprimtarive sensibilizuese e ndërgjegjësuese. Për periudha të caktuara kohore, grupe të përcaktuara shenjë kanë marrë përparësi në veprimtaritë e zhvilluara. Për programin në përgjithësi dhe për veprimtari të caktuara të tij kanë qenë dhe janë të domosdoshme, përshtatja e tyre me orientimet strategjike të Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Përmbledhje e shkurtër e aktiviteteve në vite

Programi shëndetësor i Kryqit të Kuq Shqiptar është njëri prej programeve tradicionalë të tij. I rinisur në 1990, me rifillimin e aktiviteteve të KKSh-ë, projektet dhe aktivitetet shëndetësore kanë qenë të ndryshme, me shtrirje fillimisht vetëm në disa zona e më pas janë realizuar projekte e veprimtari më të qenësishme për nga objektivat, përfituesit, shtrirja gjeografike, buxhetet etj, si më poshtë.

Vitet 1992-2016

  • Kurse trajnimi për infermiere –mami ( me Federatën 90-93);
  • Edukim shëndetësor në komunitet për vdekshmërinë foshnjore dhe vaksinimet ( Programi Kombëtar për vaksinimin kundër poliomielitit në 95- 96).
  • Shpërndarje medikamentesh, pajisjesh kirurgjikale, kitesh higjienike për spitalet, Water- sanitation etj. (në krizën e 97)
  • Edukim shëndetësor, kryesisht ne veri-lindje, për kujdesin për gruan shtatzënë, mortalitetin përreth lindjeve, mortalitetin 0-1 vjeç, higjienën, në lidhje me problematikat gjatë shtatzënisë dhe për ambientet ku rritet fëmija, ushqyerjen, planifikimin familjar etj. (Përsëri në 1998)
  • Projekti i Parandalimit të HIV/AIDS, në vitet 99-2000 në bashkëpunim me KKFrancez, duke konsideruar si grup target të rrezikuar të rinjtë, emigrantët dhe familjet e tyre etj. dhe po kështu edhe projektet e higjienave të cilat kanë pësuar ndryshime sipas situatave p.sh në përmbytjet apo ardhjen e refugjatëve masive.(Kriza Kosovare)
  • Edukimi shëndetësor dhe vaksinimi për Rubeolën dhe Fruthin në bashkëpunim me KKAmerikan, për tre vjet, të përfshirë si partnerë në Programin Kombëtar (Ministrinë e Shëndetësisë) në 1999.
  • Projekti “Menaxhimi i integruar i sëmundjeve të fëmijërisë dhe kujdesi për gruan shtatzënë” e të tjera problematika lidhur me nënën dhe fëmijën, në 2005-2008 me Kryqin e Kuq Amerikan në verilindje. Në tetor të 2008-2012 projekti u zbatua nga KKSh me burime njerëzore e financiare të vetat.
  • Projekti “Përmirësimi i ushqyerjes dhe kujdesit shëndetësor për fëmijët 0-5 vjeç dhe gruan shtatzënë” ku UNICEF na përzgjodhi si partner në hartimin e zbatimin e projektit.
  • Projekti i telemjekësisë me donator fondacionin Vodafone Albania e që nga 2013 e në vazhdim jemi zbatues në terren, si edhe të projekteve të përbashkëta me Kompaninë Bankers në degën Fier që përfshiu edhe programin e ndihmës së pare,

Në cilindo vit ka aktivitete të ndryshme bazuar në çfarë dikton koha dhe ku Kryqi i Kuq gjen veten në shërbim të njerëzve në nevojë.

Mjaft e rëndësishme konsiderohet dhe që nga 2014 është në zbatim, përgatitja paraprake shëndetësore e komuniteteve para, gjatë dhe pas katastrofave të llojeve të ndryshme, në kuadër të bashkëpunimit me programet e tjera të KKSH. (Në këtë rast ndërmjet Programit të përgatitjes e ndërhyrjes në rast katastrofe, Programit të ndihmës së parë dhe Programit të edukimit shëndetësor).

Për vitin 2015-2016 dhe aktualisht në 2017 Programi shëndetësor vazhdon të jetë i fokusuar :

  • Në projektin: “Parandalimi i HIV/AIDS”.

I shtrirë në tërë vendin, në shkollat 9 vjeçare (viti i fundit), në shkollat e mesme, universitete e ndërmarrje shtetërore e private, synimi i projektit është ai i “luftës kundër HIV/AIDS” dhe masave për parandalimin e tij. Grupe me vullnetarë të rinj në moshë, të trajnuar (cdo grup përbëhet nga tre vullnetarë, djem e vajza), sipas metodës së “peer education”, zhvillojnë seanca komunikimi, sensibilizimi, ndërgjegjësimi me grupe bashkëmoshatarësh, shoqëruar këto me materialet e nevojshme didaktike e figurative: fletë palosje, postera, etj. Ndërkohë në degët e mëdha të KKSH (qendër qarku) realizohen konkurse piktura, poezie dhe veprimtari sportive me tema nga HIV/AIDS.

Projekti është gjithë vjetor dhe cilindo vit, po kështu ne 2017, veprimtaritë e tij intensifikohen në muajin e nëntorit dhe kulmojnë në 1 dhjetor, Ditën Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS-s me aktivitete në këtë ditë si;

Marshimi i madh me qirinjë të ndezur, krijimi i fjongos së madhe, simbol i Luftës dhe Parandalimit të HIV/AIDS, organizohen në këtë ditë në shumicën e qyteteve të vendit me pjesëmarrjen e vullnetarëve të programit, nxënësve të shkollave, institucioneve shëndetësore, shoqatave të tjera, që veprojnë në territoret përkatëse me të njëjtat synime. Po ashtu në Tiranë e qytetet kryesore ekspozohen në stenda e tavolina, punime të te rinjve vullnetarë të shoqates sonë, me tematikë HIV/AIDS, foto nga aktivitetet dhe shtypshkrime adekuate. Në të gjitha degët tona të rinjtë vullnetarë shpërndajne fletë- palosje për publikun e gjerë.

  • Në projektin “Higjiena në komunitet”.

Projekti synon nëpërmjet bisedave, fletë volanteve, fletë palosjeve, posterave dhe mbi të gjitha të një numri prej tre deri në gjashtë veprimtarish masive higjienizuese në vit, sipas kapaciteteve të degëve të KK, të sensibilizojë dhe të ndërgjegjësojë komunitetin, për rolin dhe rëndësinë që ka higjiena në parandalimin e sëmundjeve infektive dhe të shëndetit të popullsisë në përgjithësi.Veprimtaritë realizohen nga vullnetarët e programit në degë, me pjesëmarrjen e komunitetit dhe në bashkëpunim me struktura të pushtetit vendor e të partnerëve të tjerë që veprojnë në të njëjtën fushë në një zonë të caktuar. Projekti zbatohet në masë të ndryshme, në 39 degët e KK. Në degët bregdetare e liqenore veprimtari të tilla kryhen dy herë në vit në plazhet përkatëse.Veç vlerave praktike të pastrimit higjienizues, programi përpiqet me kujdes, të bëjë të qartë e të ndërgjegjësojmë komunitetin, që edhe ne si komunitet kemi rol në situatën jo fort pozitive të higjienës ambientale dhe për këtë arësye mund dhe duhet, që në aktivitetet higjienizuese të japim maksimalisht kontributin që na takon. Për 2016 dhe 2017, veçmas aktiviteteve të cilësdo degë, risi është që në ditë të shenjuara, të tilla si dita e higjienës, dita e mjedisit apo 21 nëntori i shpallur nga Green Line, si iniciativa “Të pastrojmëShqipërinë në një ditë”, shoqata jonë angazhohet, me më shumë se 22 degë të sajat duke kontribuuar me aktivitet higjienizues në terren dhe me shpërndarje materialesh publicitare (Postera e fletë-palosje).

  • Në projektin “Higjiena personale”.

Projekti shtrihet në të 39 degët, në masë të ndryshme, sipas kapaciteteve të degëve dhe synon tu mësojë nxënësve të ciklit të ulët,shprehi dhe elemente fillestare të kujdesit për higjienën personale (kokë, gojë, trup, duar, këmbë etj.), për qëndrimin në bankë dhe për prindërit e tyre, tu kujtojë rëndësinë e kontrollit të vizitave mjeksore të fëmijve tek mjeku Stomatolog, Oculist, ORL etj). E gjithë kjo realizohet nëpërmjet bisedave të vullnetarëve të trajnuar të KK (mësues, stomatologë, studentë mjekësie, infermierë, etj.) me nxënësit, mbi bazën e një programi të caktuar, ku veç përdorimit të materialeve didaktike e figurative, vlejnë edhe shembujt praktikë. Në disa degë të Kryqit të Kuq, me mundësi financiare, shpërndahen furçash e pasta dhëmbësh për fëmijët.

Aktivitete të tjera në fushën e shëndetit të KKSH, janë dhe asistenca mjekësore për të moshuarit në qendrat ditore të të moshuarve hapur nga shoqata në 12 degë. Mjaft e rëndësishme konsiderohet dhe që nga 2014 është në zbatim, përgatitja paraprake shëndetësore e komuniteteve para, gjatë dhe pas katastrofave të llojeve të ndryshme, në kuadër të bashkëpunimit me programet e tjera të KKSH. (Në këtë rast ndërmjet Programit të përgatitjes e ndërhyrjes në rast katastrofe, Programit të ndihmës së parë dhe Programit të edukimit shëndetësor).

Vitet 2016 dhe 2017 janë vite vazhdimësie në qëllimin kryesor të programit shëndetësor për edukimin e te rinjve dhe grupeve të ndryshme te komunitetit, por duke ndryshuar paksa kënd-vështrimin e duke shtuar veç projekt-aktiviteteve të sipërpërmendura edhe projektin e ri :

  • “Parandalimi i përdorimit të substancave që krijojne varësi dhe sëmundje” siç janë Droga, Duhani dhe Alkooli.

 Qëllimi:Rritja e njohurive të të rinjve për të parandaluar përdorimin e substancave që krijojnë varësi dhe sëmundje (Droga, Duhani, Alkooli) dhe zvogëlimi i vulnerabilitetit midis tyre.

Qëllimi realizohet nëpërmjet informim-edukimit të rinisë shkollore dhe gjatë muajve të verës, të rinisë së ndërmarrjeve. Gjithsej 420 takime vjetore.

-Numri i përfituesve mbi 12.000. Degë të përfshira 17; 12 të mëdhatë dhe 5 të mesmet. (Tirana, Durrësi, Korça, Elbasani, Fieri, Vlora, Gjirokastra, Lezha, Shkodra, Dibra, Kukësi, Berati; Lushnja, Pogradeci, Librazhdi, Kavaja, Kuçova.

Sa i përket kënd-vështrimit të riai perputhet me strategjinë e re të Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmë-Hënës së Kuqe, për të kontribuuar në forcimin e shëndetit të popullatës, duke rritur nivelin e njohurive të popullatës në fushën e shëndetit,me rezultat një shëndet më të mirë dhe jetë pa rreziqe.

Për të realizuar një stil jete të shëndetëshme për individë, grupe vulnerabël e komunitetin në përgjithësi, janë parë, si mjaft të nevojshme, informacioni, edukimi nëpërmjet aktiviteteve trajnuese e atyre në praktikë, për tematika të ndryshme shëndetësore, kryesisht parandaluese.

Promocini i programit shëndetësor përfshin detyra si më poshtë :

  • Përputhshmërinë me orientimet e lëvizjes së Kryqit të Kuq në fushën e shëndetit, bazuar në konditat e vendit tonë dhe mundësitë e shoqatës
  • Trajnimet dhe aktivizimin e vullnetarëve të rinj, duke vjelë kontributin dhe eksperiencën e vullnetarëve më me stazh.
  • Përdorimin e efektshëm të metodës të rinjtë për të rinjtë (peer education) për informim- edukimin shëndetësor të bashkëmoshatarëve, si element mjaft i rëndësishëm për arritjen e qëllimit dhe objektivave.
  • Përgatitjen dhe prodhimin e shtypshkrimeve informuese e edukuese sa më cilësore për problematika shëndetsore.
  • Përdorimin e rrjeteve sociale dhe medias për informim–edukim të grupeve target dhe të interesuarve, si edhe për dukshmëri të aktiviteteve.
  • Informimin, edukimin edhe nëpërmjet demonstrimeve praktike, të fëmijëve të fillores e grupeve të fëmijve më të rritur të kopështeve, për elemente të higjienes personale.
  • Tërheqjen në aktivitetete praktike të përmirësimit mjedisor, të grupeve target të përzgjedhura dhe komunitetit në tërësi, si mënyrë për një jetë më me higjienë dhe më të shëndetshme.
  • Përmirësimin e cilësisë së shëndetit duke mbështetur masat dhe koordinuar aktivitetet edhe me të tjera organizata dhe institucione;
  • Marrjen pjesë aktivisht në aktivitetet shëndetësore, promocionale, organizuar nga shteti dhe bashkitë.
  • Zbatimin e masave parandaluese në fushën e shëndetit publik, së bashku me institucionet shtetërore qendrore dhe bashkiake, duke përfshirë reduktimin e HIV/AIDS dhe sëmundjeve të tjera infective dhe jo të tilla dhe pasojave të tyre.
  • Informimin, edukimin e komunitetit, lidhur me njohuritë e masat shëndetsore në dizastër e pas saj, parë kjo, si bashkëpunim me programin e përgatitjes e ndërhyrjes në raste katastrofash.

Në hartimin e projekteve të shëndetit edhe për 2017, është mbajtur parasysh që elementi mbizotërues të jetë vullnetarizmi.

Një vlerë e shtuar për të punësuarit dhe vullnetarët e shëndetit të Kryqit tyë Kuq Shqiptar për 2017 është trajnimi dhe çertifikimi i më shumë se 10 individëve, si trajnerë për të trajnuar të tjerë vullnetarë e personel për aktivitete në komunitet e kryesisht për të moshuarit me moton :

 “Cilido individ apo grup komuniteti duhet dhe mundet në cilëndo etapë të jetës së tyre të përqafojnë një stil jete të shëndetshëm”; dhe po ashtu për hapat apo veprimet shëndetsore që ndërmerren për trajtimin e foshnjave të porsa lindura që paraqesin probleme me frymëmarrjen.

 

Ndajeni me miqte tuaj: