(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Programi i rinise dhe i edukimit humanitar

Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) është një shoqatë që funksionon në baza vullnetare dhe nëpërmjet vullnetarëve. Vullnetarët janë baza dhe thelbi i të gjithë veprimtarive të shoqatës. Pjesa dërrmuese e anëtarëve dhe vullnetarëve të saj, në masën 90% janë të rinj, kjo dhe për arsye të historisë së sotme të KKSH. Shoqata bën kujdes që me gjithë moshën e re, ata të jenë pjesa më e qenësishme dhe imazhi i saj në veprimtaritë që realizon. Të rinjtë janë e ardhme e Kryqit të Kuq Shqiptar.

Kryqi i Kuq Shqiptar konsideron një synim të rëndësishëm të Programit të Rinisë dhe të edukimit humanitar, pjesëmarrjen dhe rolin në rritje të të rinjve në veprimtaritë humanitare dhe përhapjen e vlerave humanitare të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe, si një kontribut të vyer në edukimin qytetar të brezit të ri. Programi synon që në radhë të integrojë sa më mirë vullnetarët e rinj të angazhuar në programet e ndryshme, për tu integruar vetë ata sa më mirë, si një synim i rëndësishëm i programit. Ky synim që të kërkohet të jetë gjithëpërfshirës, synon në mënyrë të veçantë degët kryesore të kategorisë së parë, ku dhe përqendrimi i i të rinjve në zonat urbane është i madh. Dy drejtimet që programi synon të realizojë me të rinjtë vullnetarë janë:
– Të zhvillohet dhe promovohet roli i të rinjve si vullnetarë aktivë, në përhapjen e vlerave humanitare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së së Kuqe, në veprimtaritë humanitare në ndihmë të personave në nevojë dhe në bërjen e avokatisë për ta.
– Të sigurohet pjesëmarrja aktive e të rinjve në vendimarrje në nivel governance dhe në shërbimet e shoqatës në funksion të përhapjes së vlerave humanitare.
– Të zhvillohet vetëdija shoqërore tek të rinjtë përfshirë mirëkuptimin personal dhe intelektual, komunikimin, tolerancën dhe përgjegjësinë për vete dhe për bashkësinë

Më qëllim arritjen e drejtimeve të mësipërme të programit, janë menduar në nivel dege dhe në nivel qendror:
– Realizimi i takimeve periodike për të njohur dhe për të vlerësuar aftësitë e lidërshipit tek të rinjtë, dhe përfshirjen e tyre në vendimmarrje dhe veprimtari;
– Realizimi i trajnimeve për të aftësuar rolin e të rinjve si lider;
– Inkurajimi i të rinjtë për të dhënë mendime në drejtim të zbatimit të projekteve dhe të qenit pjesë e tyre;
– Promovimi i të rinjve për të krijuar rrjetin e komunikimit ndërmjet tyre për përhapjen e vlerave humanitare në degët e shoqatës;
– Krijohet database i të rinjve si lider, vullnetar dhe trajner sipas moshës, gjinisë dhe arsimimit;
– Ndjekja e legjislacionit të vendit për rininë dhe vullnetarizmin dhe dhënia e kontributit të shoqatës;
– Synimi për të qenë pjesë e veprimtarive ligjore, humanitare, promovuese të institucioneve shtetërore qendrore dhe vendore në drejtim të programeve për të rinjtë;
– Ndjekja e projektit të DNH dhe synimi për të ruajtur në Programet shkollore.

Ndajeni me miqte tuaj: