(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Programi i marredhenieve me publikun


Veprimtaritë programit do të përqendrohen në forcimin e marrëdhënieve me publikun për një transmetim sa më pozitiv të imazhit të shoqatës dhe shtimin e aktiviteteve që promovojnë vlerat humanitare, Parimet themelore të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare.

Objektivat e punës për drejtimet e mësipërme do të jenë si më poshtë:

1. Të rrisë imazhin e Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në përgjithësi dhe të Kryqit të Kuq Shqiptar në veçanti, për publikun e gjerë;

2. Të bëjë të njohura veprimtaritë e shoqatës dhe të rrisë nivelin e marrëdhënieve me publikun dhe me grupet shenjë të interesuara.

– Organizimi i veprimtarive sensibilizuese dhe formuese, në bashkëpunim me programet e tjera në fushën e njohjes së Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në përgjithësi dhe KKSH në veçanti në mënyrë të veçantë me datat ngjarje të Lëvizjes dhe të KKSH – Ekspozita vizatimore “Kryqi i Kuq dhe Fëmijët”; Dita Botërore e KK, Dita e themelimit të KKSH, etj. o

– Shpërndarje e informacionit për shoqatën dhe grupet shenjë; – forcimi i rrjetit te koordinatoreve të programit në degët e mëdha. Gjetja e rrugëve të mundshme për përcjelljen e këtij informacioni në media. Realizimi i një trajnimi për koordinatorët përkatës të degëve me qëllimi përditësimin e njohurive të tyre në këtë fushë. Realizimi i një takimi informues me përfaqësues të mediave për të përcjellë mesazhet e KKSH

– Prodhim i materialeve promovuese; – sipas kalendarit te veprimtarive të shoqatës, dhe me tematikë nga programi – emblema, historia e KK, etj

– Botim i rregullt i organit periodik të shoqatës; përmirësimi i strukturës së Revistës së KKSH, etj. shpërndarja e Revistës sipas një liste të mirëmenduar në Seli dhe në degë.

– Botim i raportit vjetor; nxjerrja në kohë brenda tremujorit të dytë të Raportit Vjetor të KKSH dhe shpërndarja e tij, sipas një liste të mirëmenduar në Seli dhe në degë.
3. Të promovojë vlerat humanitare, Parimet Themelore të Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Drejtën Ndërkombëtare Humanitare;
– Mirëmbajtje e faqes në internet; përditësimi të paktën një herë në javë i faqes së internetit me veprimtari të KKSH dhe të Lëvizjes; vendosja e rubrikave të reja sipas programeve; shikimi i mundësive për një prezencë më të madhe të KKSH në rrjete të tilla si Facebook, tëiter, instagram, etj. shikimi i mundësive për hapjen e faqeve përkatëse në internet të degëve që e kanë këtë mundësi.

– Lidhje e vazhdueshme me mediat e vendit për pasqyrimin në to të veprimtarive kryesore të shoqatës; sipas kalendarit të veprimtarive të përditësohet marrëdhënia me media duke gjetur mundësinë për të qenë më shumë prezentë; gjetja e mundësive e angazhimeve të vetë degëve në median lokale fillimisht në ditët që përbëjnë ngjarje për KKSH por dhe për veprimtaritë kryesore të shoqatës dhe të degës.

Ndajeni me miqte tuaj: