(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Programi ECHO i Bashkimit Europian mbështet Kryqin e Kuq Shqiptar në operacionin e ndihmës për të prekurit nga tërmeti

Kur ka mbetur dhe shumë pak kohë nga ndërrimi i viteve, Kryqi i Kuq Shqiptar vazhdon me ritme të larta shpërndarjen e ndihmave për familjet në nevojë të prekura nga tërmeti. Sot, më datë 30 dhjetor u realizuan dy shpërndarje të ndihmave për 206 familje, nga të cilat 80 familje në fshatin Mazhe e Madhe, të Krujës dhe 126 familje në Durrës, më konkretisht për familjet e prekura në Rajonin 2, 3, 4 dhe 5 të qytetit.

Familjet e mësipërme përfituan paketën familjare mujore të Kryqit të Kuq të përbërë nga 20.5 kg ushqime bazë + 20 kg miell, 1 kit higjenik familjar një mujor dhe 5 batanije.

Shpërndarja është realizuar me mbështetjen e Programit ECHO të Bashkimit Europian, program ky, mbështet një pjesë të rëndësishme të Apelit të Ndihmës së Kryqit të Kuq Shqiptar të realizuar nëpërmjet Federatës Ndërkombëtare të Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe në shumën e 3 milion franga zvicerane në ndihmë të familjeve të prekura nga tërmeti në vendin tonë. Kjo ndihmë synon të ndihmohen:
– rreth 2000 familje të prekura nga tërmeti (10 000 persona) për një periudhë 2-3 muaj me një paketë ndihme mujore standard të Kryqit të Kuq (20.5 kg ushqim bazë + 20 kg miell, një kit higjienike familjar mujor dhe 5 batanije;
– rreth 700 familjet më të prekura nga tërmeti me mbështetje financiare për një periudhë 4-5 mujore; si dhe të realizojë një mbështetje psiko-sociale për familjet e prekura (në shkolla dhe komunitet) si dhe ndërgjegjësim për reduktimin e rreziqeve nga tërmeti.

#echo #KryqiiKuqShqiptar #IFRC #EUaid

Ndajeni me miqte tuaj: