(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

ZYRA E KERKIMIT


 SHËRBIMI I KËRKIMIT I KRYQIT TË KUQ

Çdo vit, Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) ndihmon në rivendosjen e lidhjeve familjare të shumë familjeve të ndara si rrjedhojë e një konflikti të armatosur, fatkeqësie natyrore, emigracionit, apo situatave të tjera humanitare. Megjithëse nuk mund të garantojë sukses të plotë, Kryqi i Kuq Shqiptar do të bëjë të gjitha përpjekjet dhe do t’i provojë të gjitha rrugët e mundshme për kërkim.

ÇFARE OFRON KKSH?

Shërbimi i Kërkimit të Kryqit të Kuq

Mund t’ju ndihmojë të gjeni ose të mësoni për fatin e të afërmit tuaj të humbur.
Ju duhet të siguroni të dhëna personale për të afërmin tuaj.
Kërkimi do të kryhet nëpërmjet rrjetit global të kërkimit të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe .
Mesazhi i Kryqi të Kuq:

Mesazhi i Kryqi të Kuq bën të mundur që të afërmit të komunikojnë me njëri tjetrin në situata konflikti apo emergjence. Ky shërbim mund të jetë gjithashtu i mundur kur rrethana të pazakonta pengojnë të afërmit të përdorin kanalet normale të komunikimit për mbajtur lidhjet.

Shërbimi i Shëndetit dhe Mirëqenies:

Nëse komunikimi midis jush dhe një të afërmit tuaj ndërpritet papritur, Kryqi i Kuq mund t’ju ndihmojë të mësoni për fatin dhe mirëqenien e tij. Ky shërbim është i kufizuar për individë të pambrojtur (të moshuarit, fëmijët e pashoqëruar, etj).

Shërbimi i ribashkimit familjar:

Ky shërbim bën të mundur ribashkimin e anëtarëve të familjeve të ndara si rrjedhojë e një konflikti, lufte apo fatkeqësie natyrore. Përparësi u jepet individëve të pambrojtur si fëmijëve të pashoqëruar, të moshuarve etj.

Si punojmë ne për t’ju ndihmuar?

Zyra jonë e Kërkimit bashkëpunon me rreth 30 shoqata simotra të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në të gjithë botën dhe është pjesë e Rrjetit Global të Kërkimit të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe.

I gjithë informacioni që do të na jepni, do të ruhet në mirëbesim.
Ju mund plotësoni formularin e kërkimit në degën e Kryqit të Kuq të qytetit tuaj.
Ne e dërgojmë kërkesën tuaj te shoqatat simotra të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe në varësi të adresës së fundit që ka i kërkuari.
Ne do t’ju vëmë në dijeni sapo të marrim lajme për të kërkuarin.
Personi që kërkoni vendos vetë nëse dëshiron që ju të keni informacion për t’u lidhur me të; ne duhet të respektojmë dëshirën e tij.
Nëse nuk do të kemi sukses në kërkimin tonë, ne do t’ju adresojmë tek partnerët tanë për të përmbushur kërkesën tuaj.

KERKESAT QE NUK MUND TE PRANOHEN:

Kërkesat nuk pranohen atëherë kur kanë të bëjnë me çështje legale si:

trashëgimi
testament
çështje që kanë të bëjnë me divorce ose me kërkimin e të drejtave prindërore për fëmijët
çështje për kërkim prindërish biologjikë
çështje emigrimi (ndihmë në marrjen dhe ndryshimin e shtetësisë)

Nëse jeni të interesuar të rivendosni lidhjet familjare me të afërmit tuaj, ose të gjeni më shumë informacione në lidhje me Shërbimin e Kërkimit, ju lutemi na kontaktoni në:
Kryqi i Kuq Shqiptar

Shërbimi i Kërkimit
++355 42 57-532

Shërbimet e kërkimit të Kryqit të Kuq Shqiptar janë falas.

Ndajeni me miqte tuaj: