(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

ZYRA E FINANCES


Zyra e Financës e realizon aktivitetin e saj në përputhje me Politikën financiare të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Ajo kudeset për mirë administrimin e fondeve, për ti vënë në shërbim të përmbushjes së misionit humanitar të shoqatës me profesionalizëm dhe transparencë, sipas të gjitha rregullave të përcaktuara në dokumentet bazë të shoqatës dhe në radhë të parë në Politikën financiare të Kryqit të Kuq Shqiptar dhe në Rregulloren Financiare të shoqatës.

Ajo është përgjegjëse për hartimin në kohë dhe sipas standarteve të përcaktuara të buxhetit të shoqatës dhe në zbatimin me korrektësi të tij përgjatë realizimit konkretë të veprimtarive të shoqatës.

Zyra e Financës është përgjegjëse për nxjerrjen e bilancit vjetor të shoqatës dhe punon për këtë gjatë gjithë vitit, në mënyrë që ai të pasqyrojë besnikërisht planifikimet e bëra apo dhe ndryshimet e miratuara përgjatë zbatimit të veprimtarive.

Zyra e Financës ndihmon në realizimin e kontrolleve dhe të auditeve të brendshme dhe të jashtme të përcaktuara në dokumentet kryesore të shoqatës dhe të miratuara nga organet drejtuese.

Zyra e financës punon në bashkëpunim të ngushtë me financën e degëve me qëllim realizimin si një të tërë të veprimtarisë së shoqatës.

Zyra e Financës realizon në kohë sipas kalendarit të përcaktuar por dhe për aspekte të veçanta, të raportimit financiar për organet drejtuese dhe për donatorët që financojnë projektet dhe aktivitetet humanitare.

Ndajeni me miqte tuaj: