(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

PROGRAMI I ZHVILLIMIT ORGANIZATIV

DSC_1324

PROGRAMI I ZHVILLIMIT ORGANIZATIV

Me tre objektiva:

Objektivi 1 – Të rritet më tej kapaciteti i organeve drejtuese, për forcimin e rolit të saj në zhvillimin e KKSH (konsolidim strukture, forcim roli, formim i organeve drejtuese). Aktivitetet qe zhvillohen për këtë janë:

– Mbledhjet e Këshillit Drejtues
– Mbledhjet e Këshillave të Degëve
– Mbledhjet e Anëtarëve në Degë (çdo dy vjet)
– Asambleja e Përgjithshme (çdo dy vjet)
– Mbledhjet e komisioneve statutore
– Mbledhjet e komisioneve të ndryshëm sipas programeve ose problemeve korrente
– Takim me te zgjedhurit në nivel Dege
– Rishikimi i dokumentave bazë të shoqatës dhe përshtatja e tyre me ndryshimet
Objektivi 2- Të rriten kapacitetet menaxhuese të KKSH, për një mirëfunksionim të të gjitha strukturave të saj (konsolidim strukture, formim). Për këtë:
– Vlerësimi i punës për sekretarët, administratorët e degëve, të punësuarit në Seli.
– Takime pune ose edhe trainime me administratorët dhe sekretarët e degëve për problemet e mirëfunksionimit, administrimit, raportimit etj.
– Analiza të punës si në degë ashtu edhe në Seli.
Objektivi 3 – Të vendosen standarde në hartimin, zbatimin, monitorimin dhe vlerësimin e projekteve/programeve. Për këtë:
– Hartimi i Planit të veprimit dhe buxhetit në nivel shoqate.
– Vendosja e standarteve për administrimin dhe raportimin në nivel Dege

Ndajeni me miqte tuaj: