(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

PROGRAMI I SHERBIMIT TE TRAJNIMIT TE NDIHMES SE PARE

Mosha trete Tirana 6

 DREJTIMET KRYESORE TË PROGRAMIT PËR VITIN 2015

Gjatë vitit 2015 Programi Social do të zbatojë projekte dhe veprimtari sociale që përfshijnë grupe në nevojë në situatë ekonomike të vështirë.
Një prej objektivave të Programit Social është nxitja e degëve të Kryqit të Kuq për të zbatuar projekte, që sjellin ndryshime reale në jetët e përfituesve duke ofruar shërbime sociale apo formim profesional në mënyrë që ata të kenë më shumë akses për punësim, (gratë dhe vajza në nevojë), për një edukim cilësor dhe integrues social (fëmijët në vështirësi), për një shërbim social dhe mjekësor adekuat (të moshuarit) dhe për një përmirësim të gjendjes së tyre ekonomike nëpërmjet mbështetjes ushqimore (familjet në nevojë).

Grupet Target: Plani i veprimit do të adresojë dhe do të marrë në konsideratë grupet target e mëposhtme bazuar në Strategjinë e Shoqatës siç janë:
– fëmijët në vështirësi ku përfshihen ata jetim, fëmijë rruge, ata që kanë braktisur shkollën, fëmijë Rome apo të trafikuar, fëmije më aftësi të kufizuar, etj;
– të moshuarit te vetmuar të cilët vuajnë nga braktisja apo sëmundje dhe paaftësi të ndryshme;
– gratë dhe vajzat të cilat janë në rrezik për shkak të statusit social apo të moshës së tyre;
– familje shumë të varfra më shumë anëtarë, të izoluar në zona rurale dhe të pazhvilluar;

Sërish këtë vit, Programi Social do ju japë më shumë përparësi ndërhyrjeve social-ekonomike që ndihmojnë në lehtësimin e përballimit të situatave më të ndjeshme siç janë:

1. Përkujdesje social shëndetësore për të moshuarit në qendrat ditore aktuale, institucione apo ne komunitet, dhe rritja e shërbimeve ne shtëpi për të moshuarit të vetmuar;
Projekte me moshën e tretë:
– Funksionimi i qendrave ditorë për të moshuarit të cilat ofrojnë mbështetje social-shëndetësore. Në këto qendra të moshuarit do të gjejnë argëtim, do t’u ofrohet një pije e ngrohte, shtypi i ditës si dhe shume aktivitete kreative. Për më tepër, prania e kontrolleve mjekësore do të sjellin përmirësimin e statusit shëndetësor të te moshuarve të përfshirë.
– Ofrimi i shërbimi në shtëpi për ata të moshuar të cilët nuk mund të lëvizin nga shtëpia. Njerëzit e moshuar te cilët nuk kane mundësi të lëvizin duhet te vizitohen rregullisht nga vullnetaret, qe tu krijohet mundësia te flasin dhe te ndihmohen ne rast nevoje. Gjithashtu vizita mjekësore periodike mund te ofrohen nga mjeke në mënyrë që të mbahet nen kontroll gjendja e tyre shëndetësore.
– Aktivitete mbështetëse për shtëpitë e të moshuarve. Degët të cilat kanë azile mund të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së jetesës së të moshuarve pranë këtyre institucioneve.
– Aktivitete sensibilizuese dhe mbështetje ushqimore me rastin e 1 tetorit, ditës ndërkombëtare të Moshuarve. Organizimi i fushatave sensibilizuese, që kanë si qëllim ndërgjegjësimin e opinionit publik për gjithë çështjet që prekin moshën e tretë dhe mbi kontributin që njerëzit e moshuar mund të japin për shoqërinë.

2. Mundësi punësimi për gra dhe vajza nëpërmjet ofrimit të mësimit të një profesioni;
Projekte formimi për gra dhe vajza në nevojë
– Projekte të formimit profesional për gra dhe vajza në disavantazh që do të sjelle rritjen e nivelit të punësimit. Këto projekte kontribuojnë në fuqizimin e grave rurale shqiptare duke u dhënë atyre mjetet e nevojshme për të rritur aftësitë e tyre profesionale dhe personale për të lehtësuar aksesin e tyre për punësim dhe për të forcuar pozitën e tyre sociale brenda familjes së tyre dhe komuniteteve ku ato jetojnë;
– Aktivitete të mbështetjes psiko-sociale dhe fushatave sensibilizuese të organizuara nga degët zbatuese më qëllim fuqizimi i rolit të gruas ne familje dhe komunitet.

3. Mbështetje social edukative për fëmijë në vështirësi me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në sistemin edukativ dhe integrimit social;

Projekte integrimi për fëmijë në vështirësi:
– Zbatimi i projekteve social-edukative për fëmijët në vështirësi me qëllim rritjen e pjesëmarrjes së tyre në sistemin edukativ dhe integrimit social; mbështetje didaktike për fëmijë në pamundësi ekonomike për frekuentimin e shkollës;
– Aktivitete mbështetëse për institucionet e fëmijëve. Degët të cilat kanë institucione rezidenciale mund të kontribuojnë nëpërmjet aktiviteteve mbështetëse në rritjen e cilësisë së jetesës fëmijëve pranë këtyre institucioneve;
– Organizimi i kampe verore për fëmijë në vështirësi;
– Aktivitete sensibilizuese dhe argëtuese në dite festive dhe të shënuara për fëmijë si 20 maj, 1 qershor, festat e fund vitit. Këto aktivitete duhet të kenë si qëllim kryesor sensibilizimin e komunitetit, shkollave dhe familjeve mbi problemet dhe nevojat që kanë këto kategori. Aktivitetet e projektit duhet domosdoshmërish të promovojnë të drejtat themelore të fëmijëve.

4. Shpërndarjet ushqimore për familje në nevojë në gjithë vendin, ndihmuar edhe nga fushatat lokale të organizuara nga degët;
Mbështetje ushqimore për familjet në nevojë:
– Çdo degë do të identifikoje dhe mbështesë nëpërmjet shpërndarjeve ushqimore dhe me artikuj të tjerë jo ushqimorë, familje ekstremisht të varfra të komuniteteve të tyre respektive, me qëllim ndjekjen e tyre në vazhdimësi;
– Mbështetja ushqimore nuk do të mbesë në nivelin e një aktiviteti të thjeshtë. Ajo do të shoqërohet me elemente të tjerë vizuale dhe sensibilizues. Për më tepër:
– Artikujt ushqimorë do të paketohen në kuti me embleme te KK, dhe me sasinë për çdo artikull ushqimor. Për sasi të vogla do të përdoren qeset plastike me embleme;
– Shpërndarjeve ushqimore do t ju behet publicitet me anë të medias lokale apo kombëtare;

Elementë të veçante të Programit:
Fushatat publike në favor të grupeve të marxhinalizuara, për dy qëllime kryesore:
– Së pari për ti dhënë vizibilitet disa prej kauzave humanitare që kanë lidhje kryesisht me kategoritë në nevojë që ndihmohen nga KKSH (sic janë përmendur më lartë)
– Së e dytë për të rritur vizibilitetin e shoqatës si një aktor i rëndësishëm në fushën humanitare.

Këto fushata ndërgjegjësimi do të jenë pjesë e projekteve sociale dhe do të përfshijnë elemente mediatike, duke filluar nga fletëpalosjet, informacione në website e shoqatës, spotet televizive, përfshirja e persona VIP etj. Këto fushata do të realizohen në bashkëpunim më Programin e Marrëdhënieve me Publikun.

Përzgjedhja e përfitueseve.
Një element i cili do të marrë përparësi gjatë vitit 2015, do te jete përzgjedhja dhe identifikimi i përfituesve te projekteve sociale.
– Bazuar në vlerësime reale, në bashkëpunim me autoritetet lokale, partneret, identifikohen persona dhe grupe më në nevojë, të cilët përfshihen në projekte sociale të zbatuara nga degët.
– Çdo dege do të identifikoje dhe të ketë lista dhe informacione mbi gjendjen ekonomike-sociale të individëve më vulnerabël të komuniteteve të tyre duke përfshirë këtu gjithë kategoritë sociale në vështirësi. Këto lista do përpilohen në bashkëpunim me zyrat lokale Shërbimit Social Shtetëror apo të Bashkive dhe Komunave, por gjithashtu përparësi do tu jepen individëve që janë identifikuar nga puna në terren.
– Si rrjedhoje, çdo çdo ndërhyrje sociale nga degët, do të bazohet mbi vlerësime paraprake mbi situatën socio-ekonomike të zonave ku do të ndërhyhet si dhe për familjet më në nevojë.

Ndajeni me miqte tuaj: