(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

PROGRAMI I SHENDETIT

PROGRAMI I SHËNDETIT I KRYQIT TË KUQ SHQIPTAR

Programi i Shëndetit i Kryqit të Kuq Shqiptar (KKSH) është njëri prej programeve të rëndësishëm dhe tradicionalë të tij. I rinisur në 1990, me rifillimin e veprimtarisë së KKSH-ë, projektet dhe aktivitetet shëndetësore kanë qenë të ndryshme dhe me shtrirje fillimisht vetëm në disa zona të vendit.

Për programin shëndetësor, prioritet dhe hap i parë, është edukimi shëndetësor i të rinjve dhe popullatës në përgjithësi, për të marrë më mirë në dorë fatet e shëndetit të tyre individual dhe atij komunitar që realizohet nëpërmjet informacionit, takimeve të organizuara, bisedave, publikimeve e veprimtarive sensibilizuese e ndërgjegjësuese. Për periudha të caktuara kohore, grupe të përcaktuara shenjë kanë marrë përparësi në veprimtaritë e zhvilluara. Për programin në përgjithësi dhe për veprimtari të caktuara të tij kanë qenë dhe janë të domosdoshme, përshtatja e tyre me orientimet strategjike të Federatës Ndërkombëtare të shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe dhe të Ministrisë së Shëndetësisë.

Për vitin 2015 Programi shëndetësor do të fokusohet:

Në projektin: “Parandalimi i HIV/AIDS”. I shtrirë në tërë vendin, në shkollat 9 vjeçare (viti i fundit), në shkollat e mesme, universitete e ndërmarrje shtetërore e private, synimi i projektit është ai i “luftës kundër HIV/AIDS” dhe masave për parandalimin e tij. Grupe me vullnetarë të rinj në moshë, të trajnuar (cdo grup përbëhet nga tre vullnetar, djem e vajza), sipas metodës së “peer education”, zhvillojnë seanca komunikimi, sensibilizimi, ndërgjegjësimi me grupe bashkëmoshatarësh, shoqëruar këto me materialet e nevojshme didaktike e figurative: fletë palosje, postera, etj. Ndërkohë në degët e mëdha të KKSH (qendër qarku) realizohen konkurse piktura, poezie dhe veprimtari sportive me tema nga HIV/AIDS.

Projekti është gjithë vjetor dhe veprimtaritë e tij kulmon në muajin nëntorit dhe Ditën Botërore të Luftës kundër HIV/AIDS-s më 1 dhjetor. Marshimi i madh, qirinjtë e ndezur dhe krijimi i fjongos së madhe, simbol i Luftës dhe Parandalimit të HIV/AIDS, organizohen në këtë ditë në shumicën e qyteteve të vendit me pjesëmarrjen e vullnetarëve të programit, nxënësve të shkollave, institucioneve shëndetësore, shoqatave të tjera, që veprojnë në territoret përkatëse me të njëjtat synime.

Në projektin “Higjiena në komunitet”. Projekti synon nëpërmjet bisedave, fletë volanteve, fletë palosjeve, posterave dhe mbi të gjitha të një numri prej tre deri në gjashtë veprimtari masive higjienizuese në vit, sipas kapaciteteve të degëve të KK, të sensibilizojë dhe të ndërgjegjësojë komunitetin, për rolin dhe rëndësinë që ka higjiena në parandalimin e sëmundjeve infektive dhe të shëndetit të popullsisë në përgjithësi.

Veprimtaritë realizohen nga vullnetarët e programit në degë, me pjesëmarrjen e komunitetit dhe në bashkëpunim me struktura të pushtetit vendor e të partnerëve të tjerë që veprojnë në të njëjtën fushë në një zonë të caktuar. Projekti zbatohet në masë të ndryshme, në 39 degët e KK. Në degët bregdetare e liqenore veprimtari të tilla kryhen dy herë në vit në plazhet përkatëse.

Veç vlerave praktike të pastrimit higjienizues, programi përpiqet me kujdes, të bëjë të qartë e të ndërgjegjësojmë komunitetin, që ne si komunitet kemi rol negativë, ndërkohë që në aktivitetet higjienizuese duhet të japim maksimalisht kontributin që na takon.

Në projektin “Higjiena personale”. Projekti shtrihet në të 39 degët, në masë të ndryshme, sipas kapaciteteve të degëve dhe synon : tu mësojë shprehi dhe elemente fillestare të kujdesit për higjienën personale (kokë, gojë, trup, duar, këmbë etj.), nxënësve të ciklit të ulët, qëndrim si duhet në bankë dhe për prindërit e tyre, tu kujtojë rëndësinë për fëmijët të kontrollit të vizitave te mjeku Stomatolog, Oculist, ORL etj). E gjithë kjo realizohet nëpërmjet bisedave të vullnetarëve të trajnuar të KK (mësues, stomatologë, studentë mjekësie, infermierë, etj.) me nxënësit, mbi bazën e një programi të caktuar, ku veç përdorimit të materialeve didaktike e figurative, vlejnë edhe shembujt praktikë. Në degë të Kryqit të Kuq me mundësi financiare shpërndahen furçash e pasta dhëmbësh për fëmijët.

Aktivitete të tjera në fushën e shëndetit të KKSH, janë dhe asistenca mjekësore për të moshuarit në qendrat ditore të shoqatës.
Mjaft e rëndësishme konsiderohet dhe që nga 2014 është në zbatim, përgatitja paraprake shëndetësore e komuniteteve para, gjatë dhe pas katastrofave të llojeve të ndryshme, në kuadër të bashkëpunimit me programet e tjera të KKSH. (Në këtë rast ndërmjet Programit të përgatitjes e ndërhyrjes në rast katastrofe, Programit të ndihmës së parë dhe Programit të edukimit shëndetësor).

Ndajeni me miqte tuaj: