(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta priti delegacionin e Shoqatës së Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit

Presidenti i Shqipërisë z. Ilir Meta priti në një takim të veçantë një delegacion të Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit, të kryesuar nga Amb. Ali Bin Hassan Al-Hammadi. Delegacioni shoqërohej nga Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, z. Ylli Alushi. Delegacioni i cili ndodhet në vendin tonë me ftesë të Kryqit të Kuq Shqiptar, ka si qëllim thellimin e bashkëpunimit dy palësh në fushën humanitare ndërmjet Gjysmëhënës së Kuqe të Katarit dhe Kryqit të Kuq Shqiptar
Presidenti i Republikës shprehu mirënjohje për mbështetjen bujare që kjo organizatë, në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar ka dhënë shtresave më në nevojë të shoqërisë sonë.
Ndajeni me miqte tuaj: