(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Presidenti i Republikës zoti Ilir Meta, falënderon dhuruesit vullnetar të gjakut.

14 Qershor – Dita Botërore e Dhuruesve të Gjakut.
Sot, Presidenti i Republikës së Shqipërisë, zoti Ilir Meta ju bashkua dhuruesve të gjakut dhe vullnetarëve të Kryqit të Kuq Shqiptar në çadrën e ngritur prej tyre në këtë ditë falënderimi të dhuruesve të gjakut në Parkun Rinia. Ai u takua dhe bashkëbisedoi me dhurues, drejtues e vullnetarë të Kryqit të Kuq Shqiptar.
 
Si qytetar por dhe si Kryetar i Aleancës Kombëtare për Dhurimin e Gjakut, zoti Meta shprehu falënderimet e tij për të gjithë dhuruesit e gjakut dhe mbështetjen personale dhe të Aleancës Kombëtare të Gjakut për një zgjidhje përfundimtare dhe sa më të shpejt të nevojave për gjak të sigurtë dhe të mjaftueshëm në vend.
 
Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, zoti Ylli Alushi, falënderoi Presidentin e Republikës për mbështetjen që i ka dhënë prej kohësh dhurimit vullnetar të gjakut, dhe në këtë aspekt dhe Kryqit të Kuq Shqiptar.
Ndajeni me miqte tuaj: