(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Presidenti i Republikes takohet me Presidentin e Kryqit te Kuq Shqiptar

presidenti

Presidenti i Republikës së Shqipërisë shkëlqesia e tij zoti Bamir Topi, organizoi një takim me Presidentin e Kryqit të Kuq Shqiptar prof. dr. Shyqyri Subashin. Përmbytjet në qarkun e Shkodrës, por edhe në rrethe të tjera si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit dhe situata humanitare e banorëve të prekur nga kjo katastrofë, ishin temat kryesore të takimit. Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar e informoi kreun e shtetit në lidhje me mobilizimin e të gjitha strukturave profesionale dhe vullnetare të Kryqit të Kuq Shqiptar për të kontribuar sa më shumë për zbutjen e pasojave të kësaj katastrofe. Presidenti i Republikës e përgëzoi Kryqin e Kuq Shqiptar për angazhimin e treguar jo vetëm në këtë situatë të fundit, por edhe në përgjithësi kur vendi ka kaluar periudha krize dhe emergjenca të ndryshme. Ai shprehu mbështetjen e shtetit shqiptar për misionin humanitar të Kryqit të Kuq Shqiptar.

Ndajeni me miqte tuaj: