(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Pranë njerëzve në nevojë të prekur nga tërmeti

Degët e Kryqit të Kuq Tiranë dhe Durrës janë në gadishmëri të plotë për t’i ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga tërmeti i datës 21 shtator. Vullnetarët e skudarave të ndërhyrjes në raste katastrofash kanë qënë vazhdimisht në kontakt me shtabin e emergjencave dhe në terren për të verifikuar dëmet e shkaktuara nga tërmeti. Në të njëjtën kohë, ata kanë shpërndarë ndihma për familjet që janë strehuar në çadra dhe po punojnë për plotësimin e nevojave të tyre më emergjente. Ndërkohë dega e Kryqit të Kuq Durrës ka qenë në mbështetje të banorëve të strehuar pas tërmetit në Shtëpinë e Pushimit të Ministrisë së Brendshme dhe në stadiumin e qytetit.

Rikthimi në normalitet është faza më e vështirë pas një katastrofe, megjithatë të gjithë bashkë mund t’ja dalim!

Ndajeni me miqte tuaj: