(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Përkujtohet beteja e Solferinos – gjeneza e Lëvizjes ndërkombëtare të Kryqit të Kuq

Foto 15

Foto 15Beteja e Solferinos, e zhvilluar me 24 qershor 1859 mes aleancës franko-sardiniane të drejtuara nga Napoleon III dhe Viktor Emanueli II kundër ushtrisë austriake e drejtuar nga Perandori Franc Jozef I, ishte beteja e fundit e madhe në historinë botërore ku ushtritë ishin nën komandën personale të monarkëve të tyre.

Kjo betejë frymëzoi zviceranin Jean Henry Dunant të shkruante librin e tij “Një kujtim nga Solferino”. Pavarësisht se ai nuk ishte dëshmitar i betejës, ajo që pa në fushëbetejë, pasi gjithçka kishte mbaruar, i la një ndjesi të thellë dhe të pashlyeshme. I tmerruar nga vuajtjet e ushtarëve të plagosur Dunant nisi një iniciativë e cila çoi në Konventën e Gjenevës dhe themelimin e Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.

Foto 17Në Solferino ka disa memoriale që përkujtojnë këtë ngjarje si Kulla San Martino della Bataglia që i dedikohet Viktor Emanuelit III, një muze me uniforma dhe armë të kohës dhe një kishë ku ndodhen eshtrat e mijëra viktimave. Për më tepër çdo 21 qershor, këtu organizohet një marshim përkujtimor me pishtarë në përkujtim të Henry Dunant, marshim që nis në Solferino dhe përfundon në Castillione delle Stiviere, duke përshkuar të njëjtën rrugë që përshkoi Henry Dunant dhe gratë e zonës së Castillione për të shpëtuar të plagosurit.

Në këtë përkujtimore simbolike marrin pjesë një numër i madh anëtarësh dhe vullnetarësh të Kryqit të Kuq Italian, si dhe delegacione nga shoqatat si motra të Kryqit të Kuq apo të Gjysmëhënës së Kuqe nga vende të ndryshme të botës.

Foto 3I ftuar nga Presidenti i Kryqit të Kuq Italian të rajonit të Umbrias z. Paolo Scura dhe me mbështetjen e Presidentit të Kryqit të Kuq Italian z.Francesco Rocca, këtë vit, krahas përfaqësuesve nga vende të tjera mori pjesë dhe një delegacion nga Shqipëria të përbërë nga  z. Faik Bardhi – anëtar i Këshillit Drejtues të KKSH, znj. Xhulieta Muçollari – koordinatore e projektit “Klub 25”, dhe zj. Herta Agaj – vullnetare duke ju bashkuar kështu marshimit të mëse 5000 pjesëmarrësve në nderimin të figurës së themeluesit të Kryqit të Kuq Henry Dunant, dhe gjenezës së kësaj lëvizje të përbotëshme.

Foto 20Falë mikpritjes së ngrohtë të z.Paolo Scura, delegacionit shqiptar iu mundësua dhe një takim me një përfaqësues të bashkisë në Palazzo dei Priori, ku u shpreh rëndësia e Kryqit të Kuq në forcimin e lidhjeve nëpërmjet organizimit të aktiviteteve dhe shkëmbimit të eksperiencave e projekteve të ndryshme.

Ndajeni me miqte tuaj: