(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Operacioni i ndihmave vazhdon në Laë dhe në Lezhë

Një tjetër shpërndarje u organizua dje nga Dega e Kryqit të Kuq Laç dhe Lezhë, për familjet më të prekura nga tërmeti.
Pas ndihmave emergjente, Kryqi i Kuq Shqiptar shkon te familjet më nevojtare me paketën standart të ndihmave për një muaj që përbëhet nga 20 kg ushqime (4 kg sheqer, 4 kg makarona, 4 kg fasule, 4 kg. oriz, 4 lt. vaj,) + 20 kg miell, 5 batanije dhe një kit higjienik një mujor.
Përfituesit janë 17 familje në fshatin Sanxhak, 13 në fshatin Shullaz, 2 familje në Gjormë dhe 18 familje në fshatin Zhejë.
PO kështu nga Dega e Kryqit të Kuq Lezhë janë ndihmuar 56 familje me kite higjienike të vendosura në kompleksin e hoteleve “Rafaelo”, si dhe 4 familje të dëmtuara rëndë nga tërmeti janë ndihmuar me pakot standarde familjare.

Ndajeni me miqte tuaj: