(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Njerëzit për njerëzit” – Nga veprimtaria e Degës së KK Tiranë dhe Durrës

“Njerëzit për njerëzit”

Kryqi i Kuq Shqiptar, Dega Tiranë vazhdon me intensitet ndërhyrjen për ti ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. Gjatë ditës së sotme vullnetarët e Degës së KK Tiranë qëndruan në gatishmëri të plotë për tu ardhur në ndihmë banorëve të akomoduar në Marqinet dhe Marikaj. Ata ofruan mbështetje psiko-sociale për banorët, sidomos për fëmijët, dhanë Ndihmën e Parë për shumë banorë, shpërndanë ndihma materiale si: batanije, kite higjienike, ujë të pijshëm si dhe shërbyen ushqime të ngrohta të gatuara në Qendrën Sociale të Degës së KK Tiranë për të gjithë banorët e akomoduar në këto vendstrehime.
Ndërkohë jemi në kontakt të vazhdueshëm me njësitë administrative dhe të dërguarit në terren për çdo nevojë. Ndërhyrja vazhdon.

Dega e Kryqi i Kuq, Durrës – Animatorë për fëmijët që për fat të keq janë të traumatizuar, jo vetëm nga tronditjet, por edhe pse tanimë ndodhen larg ngrohtësisë së shtëpisë së tyre. Ku ka moment më të mirë sesa ky për t’i bërë të harrojnë për pak momente vështirësitë e tyre, në bashkëpunim me miqtë tanë italianë që flasin shumë mirë shqip.

Ndajeni me miqte tuaj: