(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Njerëzit për njerëzit” – Me vullnetarët e Degës së KK Tiranë në Vorë dhe Marqinet

“Njerëzit për njerëzit” –  Vazhdon me intensitet ndërhyrjen për t’i ardhur në ndihmë të prekurve nga tërmeti. Dhe gjatë ditës së djeshme vullnetarët e degës së KK Tiranë ishin në krahë të banorëve të akomoduar në Vorë dhe Marqinet. Ata shërbyen ushqime të ngrohta të gatuara në Qendren Sociale të degës, të shoqëruara me embëlsira, ujë, lëngje frutash dhe fruta për të gjithë banorët e strehuar në këto vende. Një grup tjëtër vullnetarësh u vendos në Kamëz për të bërë vlerësimin e nevojave, me qëllim hartimin e planit të mbështetjes për familjet e prekura nga tërmeti në këtë zonë.
Ndërkohë jemi në kontakt të vazhdueshëm me njësitë administrative dhe të dërguarit në terren për çdo nevojë. Mbështetja për më nevojtarët e prekur nga tërmeti vazhdon!

Ndajeni me miqte tuaj: