(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

“Një rrugëtim i gjatë por jo i pamundur “

Vendi pare Tirana

Vendi pare Tirana

Foto këtu mbart në vetvete historinë e fitores së Ekipit të Degës së Kryqit të Kuq, Tiranë në Konkursin XIX Kombëtar të Ndihmës së Parë. Sigurisht, ajo nuk tregon orët e zgjatura praktike, djersët, mundin, dëshirën dhe përkushtimin, por reflekton më së miri REZULTATIN e çdo sakrifice të bërë nga çdo pjesëtar i grupit për të fituar atë që meritonin. Nën udhëheqjen e instruktorëve Cristian Cura dhe Kristiana Tusha, me Lidere Enkelejda Domi, Orges Ibrahimi, Esmeralda Kumanaku, Eris Bejdollari, Jurgen Marashi dhe Kristi Licaj fituan denjësisht Vendin e Parë në këtë konkurs.

 

Nuk ka fjalë për të përshkruar emocionin që ata na kanë dhuruar gjatë këtyre muajve, duke shfaqur e promovuar vlerat e një vullnetari, bashkëpunimin në grup, por mbi të gjitha krijimin e një familjeje të vogël me zemër e dashuri të madhe për njëri-tjetrin.

 

Në këtë rrugëtim patën zënka dhe shaka, njohën veten dhe shokun, si të besonin dhe të bashkëpunonin. Kupa e sotme nuk është thjesht simboli i punës, i fitores së konkursit, por i cdo virtyti dhe vlere që ata arritën të përfitonin nëpërmjet saj.  I falënderojmë pafundësisht për gjithçka dhe u urojmë suksese për më tej.

8 Maj 2017 Konkursi XIX Kombëtar i Ndihmës së Parë. Vendi i Parë – Ekipi i Degë së Kryqit të Kuq, Tiranë

 

Ndajeni me miqte tuaj: