(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Një punonjës humanitar i Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq është qëlluar dhe vrarë në Taiz, Jemen

Deklaratë për shtyp e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq (KNKK) është thellësisht i pikëlluar nga goditjet fatale të një prej anëtarëve të stafit të tij në Jemen.

Hanna Lahoud, një shtetas libaneze, ishte përgjegjëse për programin e vuajtësve të dënimit të KNKK në Jemen. Ai ishte duke shkluar për të vizituar një burg sot në mëngje, kur mjeti i i KNKK me të cilin po udhëtonte u sulmua nga njerëz të panjohur të armatosur në periferi të Taizit. Z. Lahoud u dërgua menjëherë në spital ku dhe vdiq si rezultat i plagëve të marra. Fatmirësisht, kolegët me të cilët po udhëtonin sëbashku nuk u lënduan në këtë incident.

“Ne e dënojmë këtë sulm brutal dhe me sa duket të qëllimshëm ndaj një punonjësi humanitar të përkushtuar”, tha Drejtori për Lindjen e Mesme i KNKK, Robert Mardini. “Jemi të gjithë të tronditur. Hanna ishte një djalë i ri plot jetë dhe gjerësisht i njohur. Asgjë nuk mund të justifikojë vrasjen e Hanit, dhe ne jemi në zi të thellë për mikun dhe kolegun tonë të dashur”.

Që nga viti 2010, Z. Lahoud kishte punuar për KNKK-në në pozicione të ndryshme në terren por dhe në selinë qendrore. Për shumë vite, ai kishte qenë vullnetar i Ndihmës së Parë dhe pjesëtar i stafit të Kryqit të Kuq libanez.

Në media po qarkullojnë foto shqetësuese të incidentit. KNKK u kërkon të gjithëve që të përmbahen nga përhapja e këtyre fotove dhe të respektojnë dinjitetin dhe privatësinë e familjes së tij.

Ndajeni me miqte tuaj: