(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Një planifikim i mirë, sjell rezultatet e kërkuara

Higjiena Personale 2 3

 

 

Për degën e KK Durrës, muaji Shkurt, ka qenë mjaft i ngjeshur në veprimtari, të realizuara sipas planit të veprimit, falë kjo dhe angazhimit me seriozitet dhe përkushtim vullnetarëve të degës.

 

Vullnetarët e Programit të Shëndetit janë angazhuar në seancat e sensibilizimit në shkolla 9-vjeçare dhe të mesme, për të informuar dhe sensibilizuar bashkëmoshatarët e tyre mbi Projektet: “Parandalimi i HIV/AIDS”, DDA (rreziku nga substancat që krijojnë varësi. Droga, Duhani, Alkooli) dhe Higjiena Personale për nxënësit e Ciklit të ulët, në 3 shkolla të mesme dhe 4 shkolla 9-vjeçare, nga ku kanë përfituar 230 të rinj dhe fëmijë.

 

Në vëmendje të degës ka qenë krijimi dhe trajnimi i ekipeve vullnetare të Ndihmës së Parë në 3 Shkolla të Mesme të qytetit dhe Universiteti, që do të jenë pjesë e Konkursit Kombëtar të NP, fillimisht në degë, në Konkursin Rajonal dhe pse jo në Konkursin Kombëtar të NP, një veprimtari kjo, në të cilën marrin pjesë të gjitha degët e KKSH.

 

Ndërkohë, instruktorët e NP në degë janë angazhuar në zhvillimin e Kurseve të NP për kandidatët për drejtues automjeti, dhe në bashkëpunim të ngushtë me sipërmarrjet shtetërore dhe private për zhvillimin e Kurseve të NP për punonjësit e tyre.

 

Në vëmendje të Degës ka qenë gjithashtu, sensibilizimi për dhurimin vullnetar të gjakut, ku është angazhuar një grup prej 6 vullnetarësh. Janë të rinjtë në 3 shkolla të mesme dhe në universitet, grupi shenjë me qëllim sensibilizimin dhe rekrutimin e dhuruesve vullnetarë të gjakut.

 

Me qëllim organizimin sa më cilësor të Ekspozitës vizatimore “Fëmijët dhe Kryqi i Kuq” dhe një paraqitje sa më dinjitoze në Ekspozitën kombëtare, janë organizuar disa seanca informimi mbi veprimtaritë e KKSH në disa shkolla 9-vjeçare, ku fëmijët kanë marrë informacionin e nevojshëm për të përcjellë idetë e tyre nëpërmjet vizatimeve. Vullnetarët janë organizuar në grupe prej 3-4 vetash. Këto seanca do të vijojnë edhe në muajin Mars. Shollat e përfshira në këtë veprimtari janë: “N. Babameto”, “14 Nëntori”, “Nënë Tereza”, “Demokracia”, “H. Dushi”. Në këtë veprimtari do të marrin pjesë 18 shkolla 9-vjeçare.

Ndajeni me miqte tuaj: