(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Një muaj pas Uraganit Matthew, Kryqi i Kuq i Haitit është fokusuar në luftë kundra kolerës, duke ndihmuar me dhjetëra mijëra njerëz të izoluar në rajonet e goditura nga stuhia.

3300

 

 

Port au Prince, 2 nëntor 2016 – Që kur uragani Matthew goditi Haitin një muaj më parë, Kryqi i Kuq i Haitit dhe partnerë të tjerë të Kryqit të Kuq kanë arritur të ndihmojnë mbi 31,000 njerëz me përkujdesje mjekësor, artikuj të ndryshëm, ujë të pastër, mbështetje sanitare dhe higjienike, duke shtuar përpjekjet kundra kolerës dhe sëmundjeve të tjera.

 

“Uragani ishte katastrofike për popullin e Haitit dhe shkatërrimi e sjella prej tij vetëm sa rritën shqetësimet për përhapjen e sëmundjes,” tha Dr. Jean-Pierre Guiteau, President i Kryqit të Kuq të Haitit. “Që goditja e uraganit, epidemia e kolerës është përkeqësuar, duke kërcënuar shëndetin e popullit të Haitit dhe të ardhmen e vendit.”

 

Autoritetet shëndetësore në Haiti raportojnë për mbi 3,400 raste të dyshuar të kolerës në vend, që nga uragani Matthew.

 

Më shumë se 3,000 vullnetarë të Kryqit të Kuq të Haitit janë duke punuar në terren së bashku me nëntë partnerë të tjerë të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe duke shpërndarë ndihma për disa nga zonat më të thella të goditura nga uragani, duke kryer veprimtari për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

 

Kryqi i Kuq i Haitit do të mbështesë fushatën e vaksinimit kundra kolerës që do të fillojë më 8 nëntor dhe që drejtohet nga Ministria e Shëndetësisë e Haitit dhe mbështetet nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, UNICEF-i dhe partnerët të tjerë. Ekipet e Kryqit të Kuq do të sigurojnë mbështetje logjistike të nevojshme për të dërguar vaksina në 16 komunitete në Veri dhe në Jug të vendit. Rreth 350 vullnetarë të Kryqit të Kuq do të shkojnë derë më derë për të promovuar këtë fushatë, e cila ka për qëllim që të vaksinojë më shumë se 820,000 persona.

 

“Fushata e vaksinimit, si dhe përmirësimi i cilësisë së ujit, kanalizimeve dhe higjienës, do të forcojnë në parandalimin e kolerës në të gjithë zonat e goditura nga uragani Matew,” tha Dr. Jean-Pierre.”Aftësia e vullnetarëve të Kryqit të Kuq për të prekur komunitet në nevojë deri në zonat më të thella do të jetë kyçi në këtë përpjekje.

 

Për të kufizuar nivelin e infeksionit dhe për të zvogëluar vulnerabilitetin ndaj sëmundjeve dhe elementëve të tyre, ekipet e Kryqit të Kuq kanë shpërndarë mbi 4500 kite me ndihma vetëm në javët e fundit që përmbajnë sapun, kova, ushqime, tableta për pastrimin e ujit dhe mushama, ndërkohë që është promovuar për një higjienë të mirë, praktika të shëndetshme dhe mënyra për të parandaluar përhapjen e sëmundjeve.

 

“Shkatërrimi i ndodhur është mjaft i rëndë dhe sfidat logjistike janë të shumta, por megjithatë janë shënuar progres i dukshëm në përballimin e nevojave më urgjente” thotë  Walter Cotte, Drejtor i Federatës Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe (IFRC) për Amerikën. “Tani, fokusi qëndron në sigurimin përpjekjeve për rimëkëmbjes dhe mundësive ët komunitet për ndërtime afatgjata.”

 

Klinikat mjekësore të lëvizshme të Kryqit të Kuq kanë shkuar deri në fshatrat më të thella të goditura nga stuhia dhe deri sot janë trajtuar 800 persona që nuk kanë pasur mundësinë e shërbimit. Të tjerë ekipe të Kryqit të Kuq janë duke punuar për riparimin apo instalimin e impianteve të ujti dhe ato të shpërndarjes.

 

Federata Ndërkombëtare e Shoqatave të Kryqit të Kuq dhe të Gjysmëhënës së Kuqe

Ndajeni me miqte tuaj: