(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Një javë e rëndësishme për dhurimin e gjakut

Një javë e rëndësishme për dhurimin e gjakut
“Ne nuk mund të bëjmë gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe”. Kjo fjalë e Nën Terezës është më se aktuale sot në situatën e vështirë që po kalon jo vetëm vendi ynë për shkak të pandemisë COVID-19. Për shumë arsye, nevojat për gjak për fëmijët talasemik, për pacientët e operuar dhe jo vetëm, në spitalet tona janë të mëdha.
Pikësrisht për këtë, vullnetarët dhe stafi Degëve të Kryqit të Kuq janë angazhuar fort në pëcjelljen e mesazhit te të gjithë ata që kanë mundësi reale në këtë situatë për të dhuruar gjak vullnetarisht. Sëbashku mund të ja dalim.
Vetëm javën e fundit, pas një fushate të gjerë në degët e KK Tiranë, Durrës, Vlorë, Elbasan e Lezhë kanë arritur që të organizojnë seanca të dhurimit të gjakut me individë dhe kolektiva punonjësish. Vecojmë këtu degën e KK Tiranë e cila ka arritur që organizojë tre seanca të hapuara për publikun e gjerë.
Një falenderim i vecantë përcjellim për kolektivat e punonjësve të “Mrizi i Zanave” , dhe banorëve të Lezhës e Lacit që ju bashkuan thirrjes së Degës së KK Lezhë, por dhe punonjësve të Drejtorisë së Përgjithshme të Pastrim&Gjelbërimit Tiranë, dhe punonjësve të Drejtorisë së Policisë Elbasan.
Kryqi i Kuq Shqiptar falënderon të gjithë ata që treguan gadishmërinë, dhuruesit vullnetarë dhe vullnetarët e Kryqit të Kuq për kontributin e tyre në organizimin dhe realizimin e seancave të dhurimit!

Ndajeni me miqte tuaj: