(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Një ditë me kampionët e Futboll Klub Partizani

 

 

Futboll Klub Partizani në mbështetje të fëmijëve jetimë të kryeqyteti

 

Klubi Futbollit Partizani ka qenë dje pjesë e një aktiviteti mjaft të veçantë. në kuadër të Ditës Ndërkombëtare të fëmijëve, kampionët e Shqipërisë janë vizituar në ambientet e kompleksit sportiv “Football Republica” nga një përfaqësi e fëmijëve jetimë të kryeqyteti. Drejtues, stafi dhe lojtarët ishin pjesë e këtij eventi mjaft special, kjo fal edhe bashkëpunimit me Kryqin e Kuq Shqiptar. për të gjithë fëmijët e pranishëm, lojtarët e kuq dhuruan bluza dhe topa futbolli, duke përcjellë mesazhin për të qenë sa më pranë aktiviteteve sportive. Njëkohësisht, fëmijët kanë takuar nga afër lojtarët, ku nuk kanë munguar lojërat e ndryshme si dhe fotografitë e çastit me kampionët e Shqipërisë. Kjo ditë e veçantë ishte një kujtim i bukur për të gjithë.

Ndajeni me miqte tuaj: