(+355) 4 22 57 532 / 22 27 508 | kksh@kksh.org.al

Një delegacion i Kryqit të Kuq Maqedonas viziton Kryqin e Kuq Shqiptar,

 

Prej dy ditësh ndodhet për një vizitë në vendin tonë një delegacion i Kryqit të Kuq Maqedonas, i përbërë nga Prof.Dr. Romel Velev, President, PhD. Sait Saiti – Sekretar i Përgjithshëm dhe z. Sasho Taleski, Shefi i Sektorit të Programeve.

Ata u pritën nga Presidenti i Kryqit të Kuq Shqiptar, Magj. Ylli Alushi dhe nga Sekretar i Përgjithshëm, z. Artur Katuçi,

Gjatë qëndrimit të tyre në Tiranë, ata vizituan dhe degën e KK Tiranë dhe panë nga afër veprimtaritë e zhvilluara nga vullnetarët e kësaj dege. Përfaqësuesit e dy shoqatave shkëmbyen mendime për bashkëpunimin e deritanishëm ndërmjet shoqatave dhe forcimin e tij akoma më shumë në të ardhmen.

Ndajeni me miqte tuaj: